Manastirliu në laboratorin e ISHP: Forcojmë kapacitetet, realizohet analiza e plotë për koronavirusin e ri

15/02/2020 - 12:23

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ku po kryhet nga sot diagnoza e plotë konfirmuese për koronavirusin COVID-19. Manastirliu u shpreh se realizimi i identifikimit dhe zbulimit të Koronavirusit COVID-19 në laboratorin e ISHP, vjen në kuadër të përforcimit dhe rritjes së kapaciteteve për zbulueshmërinë e koronavirusit të ri.

“Jemi sot një hap përpara për forcimin e kapaciteteve tona për identifikimin dhe zbulueshmërinë e koronavirusit të ri, pasi, pas kryerjes së koronaviruseve, edhe analiza e konfirmuar kryhet në laboratorin e ISHP, i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shqipëria renditet në vendin e 39 për sigurinë shëndetësore, ndër 195 vende të vlerësuara, për përgjigjen e sistemeve shëndetësore për trajtimin e pacientëve, për zbulimin dhe reagimin e shpejtë ndaj epidemive, etj”, tha Manastirliu

Teksa rikonfirmoi se në vendin tonë nuk ka asnjë rast me koronavirus, Manastirliu u shpreh janë gati planet e reagimit sipas shkallës së rrezikshmërisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se është vënë në zbatim një plan parapërgatitjeje të masave ndaj koronavirusit sipas rekomandimeve të OBSH.

"Janë trajnuar 475 punonjës të sistemit shëndetësor dhe vijon trajnimi kaskadë. Nga ekipet e urgjencës kombëtare, epidemiologët në të gjithë vendin për forcimin e survejancës ALERT, menaxhimin e transportit të një rasti suspect me koronavirus të ri si dhe është saktësuar procedura se si veprohet me ndjekjen e kontakteve. Shqipëria ka ndërmarrë masa të cilat u mbështetën edhe nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë", njofton ministria.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prodhimi vendas i fermerëve të fushës së Myzeqesë dhe të Beratit në këtë fillim pranvere ka “mbytur” tregun vendas, duke nisur nga perime

Infermieri shqiptar që shërben në Itali, Dritan Kreci, i cili është infektuar me koronavirus, tregoi në një lidhje me “Skype” për emision

2 prilli është Dita Botërore e Autizmit. Qëllimi i kësaj ditë është kthimi i vëmendjes së shoqërisë ndaj nevojës për trajtim që kanë pers

Numri i personave, të cilët janë shëruar nga koronavirusi ka shkuar në 76.

Ka shkuar në 67 numri i personave të shëruar nga koronavirusi.

10 mjekët që u dërguan në mision ndihme në Itali kanë filluar sot punën në spitalin e Breshias në Itali, ndërsa 20 infermierët do të fill

Një tjetër përfaqësues i Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shëruar 8 persona të infektuar me koronavirus.

“Kur më duhet të vij në spital shikoj në Tiranë njerëz dhe them është e tmerrshme.

Hapet spitali i dytë COVID-19. Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend.