Manastirliu në qendrat e emergjencës në Durrës: Vaksinim kundër gripit për të prekurit nga tërmeti

30/11/2019 - 15:03

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot nga pikat e emergjencës në Durrës se janë vënë në dispozicion të të prekurve nga tërmeti vaksina falas kundër gripit.

"Jemi në një periudhë ku edhe virozat janë të shpeshta, ndaj kemi vendosur që vaksinimin e gripit ta shtrijmë edhe në kampet dhe pikat e emergjencës për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, përveç qendrave shëndetësore ku ofrohet falas vaksina e gripit," – tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se në të gjitha pikat e emergjencës ka mjekë dhe infermierë që ofrojnë shërbim shëndetësor dhe për çdo rast ambulancat e urgjencës kombëtare janë në gadishmëri ku qytetarët mund të telefonojnë në numrin 127.

Rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.

Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti vijojnë të jenë në gatishmëri të përforcuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin "Koço Gliozheni".

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për kolegët e tij për të cilët thotë se kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjell

Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re z

"Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpocion të Insitutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në ven

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një ngjarje që i ka ndodhur sot n

Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin të ardhurat për argëtime, restorante dhe udhëtime, ndërsa familjet që “qever

Vëllazëria Ungjillore Shqiptare doli në një deklaratë për mediat këtë të hënë duke mohuar që familja Josifi të ketë lidhje me ato që pred

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në Facebook një mesazh të mjekes Silvana Çeliku për situatën e përkeqësuar pre