Manastirliu në Shëngjin: Do të marrim masa për sezonin turistik

12/07/2019 - 12:03

Mbi 9600 pushues kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, që me hapjen e tyre për sezonin turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, të hapur posaçërisht për sezonin veror në një prej zonave më të frekuentuara gjate stinës së verës.

“Me një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik kemi vënë në dispozicion të pushuesve 28 qendra shëndetësore verore 24 orëshe si dhe 18 postacione autoambulancash, për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm. Mbi 9600 qytetarë kanë marrë shërbimin e duhur mjekësor pranë qendrave verore që nga 1 Qershori ”, tha Manastirliu gjatë inspektimit të qendrës verore në Shëngjin.

Veç Shëngjinit plazh, një qendër shëndetësore verore është hapur edhe në plazhin e Tales në Lezhë, ku shërbimi me mjekë dhe infermierë është dyfishuar për shkak të fluksit të pushuesve.

I gjithë seti i barnave të urgjencës është në çdo qendër shëndetësore verore, për të garantuar shërbim në kohë dhe me cilësi për pushuesit.

“Falenderoj ekipet mjekësore kudo në qendrat shëndetësore verore dhe nuk janë pak po janë rreth 150 mjekë dhe infermierë që po japin shërbim pa ndërprerje pranë pushuesve”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal dhe te procesi i dezinsektimit, i cili po vijon edhe në veri të vendit, pas përfundimit të fazës së parë në zonat më problematike në Divjakë, Darëzesë, Seman, etj.

“Procesi i dezinsektimit po vijon normalisht për të ofruar më shumë siguri për qytetarët gjatë sezonit turistik dhe do të vijojë deri në fund të muajit Tetor”, tha Manastirliu.

Shërbimi shëndetësor në territor, siç bën me dije ministria e Shëndetësisë, po koordinohet nga Urgjenca Kombëtare, me numrin unik 127. Qendrat shëndetësore verore po mbështeten edhe me 18 postacione fikse autoambulancash, spitalet me shërbim të përforcuar si dhe me Njësinë e Helikopterëve. Përveç 9600 pushuesve që kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore, janë kryer edhe 486 misione me autoambulancë në zonat turistike si dhe disa misione me helikopter për rastet më emergjente.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mesditën e sotme ka ndërruar jetë, Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qendrën e zhvillimit në Lushnje deklaroi se bashkitë

Ermira Demiraj, mjeke specialiste e lëkurës në spitalin Rajonal të Durrësit, ka ngritur një sërë problematikash në lidhje me shëndetin e

Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, iu ofron studentëve programe të shkëlqyera akademike në fushën e

Aparaturat e reja të investuara në shërbimin e dializës në QSUT kanë përmirësuar cilësinë e shërbimit për pacientët që e marrin këtë shër

Së paku deri më vitin 2050 shqiptarët që do të emigrojnë do të jenë në nivele shumë më të larta se ato që do të zgjedhin të rikthehen për

Bibliotekat publike në Tiranë, duket se po kthehen në tendencë për qytetarët e të gjitha grupmoshave.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, tashmë e ka shndërruar në një praktikë, organizimin dhe realizimin e vizitave të shumta studentore n