Manastirliu: Nga bonusi te lehtësitë fiskale, paketë mbështetje për mjekët e diasporës

20/02/2020 - 11:49

"Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat financiarë, mbështetje për strehim, lehtësi fiskale dhe një kontratë që do të përmbushë pritshmëritë që ju keni."

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në Konferencën "Mjekë në Diasporë", e organizuar nga Ministria për Diasporën dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mjekët e diasporës.

"Ne kemi hapur një dritare të posaçme për mjekët e diasporës në portalin "Mjekë për Shqipërinë", për t’i dhënë mundësi të gjithë mjekëve të njohin vendet e lira në sistem dhe jemi të gatshëm të çojmë përpara bashkë me ju formësimin e paketës së mbështetjes për rikthimin tuaj", tha Manastirliu.

Duke theksuar se janë më shumë se 113 mjekë të huaj që në dy vitet e fundit punojnë në Shqipëri, Manastirliu tha se është koha për të forcuar bashkëpunimin mes mjekëve shqiptarë në Botë.

“Sot është e mundur me epokën digjitale të kontribuoni për shëndetësinë shqiptare, edhe duke shkëmbyer eksperiencat me mjekët shqiptarë”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës saj Manastirliu theksoi se lëvizja e lirë e mjekëve është një fenomen që shtrihet përtej vendit tonë, sikundër përmendi raste të mjekëve të mjekëve që kanë vendosur të kthehen në Shqipëri.

Gjatë dy viteve të fundit 400 mjekë dhe 2200 infermierë janë punësuar në sistemin publik në dy vitet e fundit. Pas mungesës së gjatë të specializimeve, 200 mjekë të shkëlqyer specialistë japin sot shërbim në spitalet rajonale dhe bashkiake nga Kukësi në Gjirokastër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe

Nga 383 persona të infektuar me COVID 19, 41 raste janë në radhët e bluzave të bardha.

Kur po bëhet gati një muaj që ka nisur kufizimi i lëvizjeve dhe shqiptarët janë vendosur në karantinë të detyruar brenda shtëpive të tyre

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare shpreh shqetësimin e saj lidhur me rastet e dhunës në familje në shqiptare gjatë periudhës së izolimit

Një 80-vjeçare nga Vlora është bërë pacientja e 100-të e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, teksa la sot Spitalin Infektiv.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, në një lidhje të drejtpërdrejtë me News 24” ka treguar

“Jemi në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, lufta nuk ka mbaruar”.

Rregullat e lëvizjes së qytetarëve në kushtet e karantinës kanë venë në vështirësi mjaft qytetarë në Durrës.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili u prek nga koronavirusi ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndet