Manastirliu: Plotësimi i të gjithë krediteve për mjekët, kusht për ushtrimin e profesionit

22/05/2019 - 12:17

“Edukimi në vazhdim nuk do të mbetet vetëm në dëshirën e profesionistëve, por do të jenë kusht për ushtrimin e profesionit. Me ligjin e ri të kujdesit shëndetësor kemi rritur edhe përgjegjësinë e drejtuesve të institucioneve shëndetësore për procesin e edukimit në vazhdim të stafit mjekësor që ka në drejtim, po ashtu dhe sigurimin që ky proces të kryhet nga struktura të çertifikuara”.

Deklarata u bë nga ministrja Manastirliu gjatë prezantimit të programit e-learning të kompanisë italiane Consulcesi në Shqipëri, ku merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, ish-Kryeministri i Italisë Massimo D’Alema dhe profesionistë të shëndetit.

Duke u ndalur tek e-learning apo edukimi në distancë, Manastirliu tha: “Deri më sot rreth 4000 profesionistë shëndetësie kanë marrë pjesë në aktivitete të edukimit në distancë të akredituara nga QKEV ose jashtë vendit. Ky numër është relativisht i ulët në raport me numrin total të profesionistëve të shëndetësisë. Për rrjedhojë, duhet ndërmarrë një qasje sistematike e përdorimit të teknologjisë së informacionit në favor të edukimit në vazhdim dhe besoj se platforma e-learning qe prezantohet sot e siguron kete qasje”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur të investimi për shëndetësinë elektronike, Manastirliu tha: “Janë mbi 40 mijë veprime në ditë që rregjistrohen online, mbi 100 mijë qytetarë që çdo muaj përcaktojnë elektronikisht vizitat dhe ekzaminimet te mjeku specialist, pasi përdorimi korrekt i teknologjisë dhe vullneti i mirë për të ndërtuar sisteme që vënë të parin qytetarin, u kanë mundësuar këtyre pacientëve të mos presin më në rradhë të gjata e të rrëmujshme para dyerve të mjekëve specialistë, siç bënin pak vite më parë, por të zgjedhin fashën orare”.

Me programet e shëndetësisë elektronike, janë mbi 5 milion rekorde elektronike që gjeneron sistemi çdo vit për barnat e rimbursueshme, të firmosura në formë dixhitale nga mjeku, duke ofruar më shumë garanci për trajtimet medikamentoze, transparencë dhe informacion për përdorimin e burimeve.

“Së shpejti do të shtrijmë recetën elektronike edhe për barnat jo të rimbursueshme, kjo do të na lejojë të kemi një panoramë më të plotë të barnave që përshkruhen e përdoren në popullatë shqiptare. Po punojmë për Sistemin e Informacionit Spitalor, i cili do të lehtësojë administrimin në spitale dhe rrisë llogaridhënien”, tha Manastirliu.

Gjatë vitit 2018 janë akredituar më shumë se 850 aktivitete të akredituara dhe mbi 4.500 mjeke, 9.600 infermiere, 2.300 stomatologe, 2.000 farmacistë kanë ndjekur programe të çertifikuara të edukimit në vazhdim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Psikologët dhe sociologët në Durrës ngrenë alarmin e rritjes së adoleshentëve jo vetëm të dhunshëm, por edhe me precedentë të theksuar kr

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është rrëfyer nëna e tre fëmijëve, e cila aktualisht thotë se i rrezikohet jeta.

Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri, por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e

Emocione të forta në puntatën e sotme të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Stina e nxehtë e verës ka shtuar edhe problemet shëndetësore, kryesisht çrregullime gastrointestinale, alergji dhe problemet respiratore

Rruga Elbasan-Tiranë, te rrethrrotullimi i qendrës tregtare TEG u përgjak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme për shkak të një

Kurora e gjelbër e Durrësit, ose mushkëria e qytetit bregdetar në Kodër Vilë në Durrës është duke u masakruar ditët e fundit.

Me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, universiteti “Aleksandër Moisiu” u vizitua nga një grup parlamentarësh të Komisionit pë

Dita Botërore e Breshkave përkujtohet çdo vit më datë 16 qershor duke i kushtuar një rëndësi të veçantë ruajtjes së këtyre llojeve global

Asnjë durrsak nuk e kishte menduar ndonjëherë më parë që do të vinte një ditë që për të bërë plazh do qëndronin edhe mbi gurë.