Manastirliu: Qendër e re shëndetësore që do t’u shërbejë 3 mijë banorëve

25/01/2020 - 14:43

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës, e rindërtuar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

“Një investim shumë i rëndësishëm l, i munguar prej 25 vitesh për komunitetin e Bardhocit. Rindërtuam një qendër shëndetësore model, që shërben rreth 3 mijë banorëve. Programi i rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore po jep frytet e veta, si në qytetet e mëdha, edhe në fshatra dhe zonat e thella rurale”, tha Manastirliu.

Janë 180 qendra shëndetësore që kanë përfunduar në 2 vitet e shkuara, ndërkohë që përgjatë vitit 2020, 120 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca do të rehabilitohen.

Duke theksuar rëndësinë e investimeve me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu tha se investimi në burime njërëzore do të vazhdojë përmes punësimit me transparencë dhe meritokraci në portalet “Infermierë për Shqipërinë” dhe “Mjekë për Shqipërinë”.

“Nga portalet, qoftë “Mjekë për Shqipërinë”, qoftë “Infermierë për Shqipërinë” jemi duke punuar për të rekrutuar nëpërmjet sistemit të transparencës dhe meritokracisë infermierët, për qendrat tona shëndetësore dhe për spitalet. Vetëm gjatë muajve të fundit janë 200 infermierë të punësuar në gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës në qendrën e re shëndetësore të Bardhocit, Manastirliu tha se qytetarët janë ndërgjegjësuar për të kryer kontrollin mjekësor bazë i cili ofrohet falas për qytetarët.

Gjatë vitit 2019, më shumë se 482 mijë qytetarë kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, ose 13% më shumë se vitit paraardhës, duke kapërcyert targetin e vendosur vjetor prej 475 mijë kontrollesh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëpërmjet video-mesazhit të radhës, ministrja Besa Shahini ka adresuar 3 çështje, një për të cilën ajo beson se lidhet me një keqraportim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se edhe 11 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi COVID-19.

Klejdi është vetëm 3 vjeç e gjysmë, ai vuan nga diabeti sepse kur ishte foshnje nëna nuk e ushqente me qumësht, por me ujë dhe sheqer.

Djali i ish-boksierit Skënder Kurti, që humbi tragjikisht jetën tek Infektivi, pasi u infektua me koronavirus, rrëfeu përballjen me ngjar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një tjetër lajm të mirë, lidhur me të infektuarit me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19.

Në ditë të vështira, të varfërit janë shtresa që kanë nevojë më tepër se kushdo tjetër për solidaritet njerëzor.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe

Nga 383 persona të infektuar me COVID 19, 41 raste janë në radhët e bluzave të bardha.