Manastirliu sërish thirrje: Mbani maskë, është koha për solidaritet

14/10/2020 - 11:33

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mbajnë maskë.

Në një postim në mediat sociale, ministrja shkruan se të gjithë duhet që të mbajnë maskë sa herë dalin nga shtëpia pasi ajo i mbron.

Manastirliu shton se tani është koha për solidaritet për të mbrojtur më të dobëtit.

“#COVID19 Bëjeni maskën zakon të përditshëm për të mos i dhënë mundësi virusit të rrezikshëm të përhapet e të bëjë dëm në shëndetin tuaj dhe të njerëzve që keni për zemër.

Është koha për solidaritet, për të mbrojtur më të dobtit. Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia! Me kujdes çdo ditë, e mundim koronavirusin! #BASHKË”, është thirrja e ministres.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

U zhvillua sot në Tiranë takimi Ministerial i vendeve të Ballkanit Perendimor për Integrimin e komunitetit Rom, një vit pas miratimit të

Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, ka humbur jetën për shkak të

UNICEF Shqipëri ka vijuar me prezantimin e fushatës #TëBesoj në qytetin e Durrësit në sheshin "Liria", duke organizuar një aktivitet të h

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar

Një greviste është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Ballshit duke lënë grevën e urisë.

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve, vecanërisht skeptikëve për ekzistencën e Covid-19.

"Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu ka përcjellë ditën e sotme një mesazh për të gjithë qytetarët përmes Prof. Silva Bala.

Universiteti i Tiranës ka publikuar projektrregulloren e brendshme për fillimin e vitit të ri akademik më 2 nëntor, sa i takon mbrojtjes

Nga qyteti i Lezhës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kanc