Manastirliu: Shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike, shmangni fluksin në QSUT

25/09/2020 - 13:43

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Laprakës, një prej 4 qendrave shëndetësore të Tiranës që do të shërbejë 24 orë për urgjencat pediatrike, për të përballuar fluksin në sezonin e vjeshtë-dimrit.

"Duke filluar nga 1 tetori, katër qendra shëndetësore në Tiranë që do të ofrojnë, me ekipe të përforcuara, shërbim ditë-natë për përballimin e periudhës së vjeshtë-dimrit për urgjencat pediatrike. Me vendimin tonë për të garantuar shërbimin 24 orë pa ndërprerje afër vendbanimit, synojmë të shmanget fluksi në QSUT gjatë natës", tha Manastirliu.

Duke garantuar se shërbimi në qendrat shëndetësore 24 orëshe ofrohet i plotë dhe me cilësi, Manastirliu bëri këtë apel për prindërit.

"Një apel për të gjithë prindërit, mos i dërgoni fëmijët direkt në QSUT, por drejtohuni pranë qendrave shëndetësore afër vendbanimit. Dhe është mjeku juaj pediatër që e vlerëson nëse ka nevojë për trajtim në QSUT. Duhet të shmangim sa më shumë flukset në QSUT, sidomos në këtë periudhë", tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se sistemi po organizohet për vaksinën e gripit, sipas një plani të detajuar.

"Po bëhen gati edhe për vaksinen e gripit, e cila këtë vit do të ketë shumëfishim të dozave krahasuar me vjet, për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve por edhe të gjithë grupeve të rrezikuara", tha Manastirliu.

Qendrat shëndetësore me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës do të jenë me shërbim të përforcuar duke filluar nga data 1 tetor, përgjatë gjithë periudhës së vjeshtë-dimrit.

Qendra shëndetësore nr. 6 në Kombinat, qendra shëndetësore nr.7 në Laprakë, qendra shëndetësore nr.8 pranë sheshit Wilson dhe qendra shëndetësore nr.10 në zonën e Oxhakut do të ofrojnë shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Naftëtaret e Ballshit vijojnë në ditën e 17 të grevës së urisë.

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur me një thirrje për të gjithë qytetarët dhe kolegët për

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook mesazhin e mjekës së spitalit Covid-2 "Shefqet Ndroqi", Alma Cani.

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj deklaroi se deri tani për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, po v

U zhvillua sot në Tiranë takimi Ministerial i vendeve të Ballkanit Perendimor për Integrimin e komunitetit Rom, një vit pas miratimit të

Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, ka humbur jetën për shkak të

UNICEF Shqipëri ka vijuar me prezantimin e fushatës #TëBesoj në qytetin e Durrësit në sheshin "Liria", duke organizuar një aktivitet të h

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar

Një greviste është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Ballshit duke lënë grevën e urisë.

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve, vecanërisht skeptikëve për ekzistencën e Covid-19.