Manastirliu: Shërbime të integruara për shëndetin mendor

10/10/2018 - 13:27

Në ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zgjodhi të flasë në një takim të hapur me të rinjtë, ku merrnin pjesë edhe mjekë e profesionistë të trajtimit të problemeve të shëndetit mendor.

"Qendrat komunitare të shëndetit mendor dhe shtëpitë e mbështetura do të shtrihen në të gjithë vendin, pasi strategjia jonë ka të bëjë me deinstitucionalizimin, pra për tu larguar nga trajtimi në spitalet psikiatrike, për të shkuar drejt shërbimeve komunitare, si mënyra më e mirë për riintegrimin e personave që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor," tha ministrja.

Në ditën Botërore të Shëndetit Mendor, e cila këtë vit i dedikohet trajtimit të problematikave të shëndetit mendor tek të rinjtë dhe adoleshentët, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zgjodhi të flasë në një takim të hapur me të rinjtë, ku merrnin pjesë edhe profesionistë të trajtimit të shëndetit mendor.

"Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, e para gjë e rëndësishme është të flasim hapur sepse vetëm kështu mund të luftojmë me stigmën që për fat të keq, shoqëria jonë ka kur bëhet fjalë për çrregullimet e shëndetit mendor. Vetëm kështu, do të ndihmojmë më shumë njëri-tjetrin, duke u përqëndruar së pari, tek parandalimi."

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal te krijimi i një sistemi të integruar të shërbimeve për problemet e shëndetit mendor, me qëllim që shërbimi të jepet sa më pranë komunitetit dhe të jetë gjithëpërfshirës.

"Po punojmë për ngritjen e një rrjeti të integruar të shërbimeve të shëndetit mendor për trajtim, rehabilitim dhe riintegrim shoqëror. Veç qendrave ekzistuese, së shpejti hapim qendrën komunitare të shëndetit mendor në Kavajë, ku do të trajtohen pacientë të spitalit psikiatrik të Elbasanit", tha Manastirliu.

Gjatë bashkëbisedimit, të rinjtë e shkollave të Tiranës ngritën pyetje për mënyrën se si mund të ndihmohet dikush që shfaq shenjat e sëmundjeve të shëndetit mendor dhe ku mund të kërkohet ndihmë.

Mjekët psikiatër të qendrave komunitare, të pranishëm në bashkëbisedimin me të rinjtë, u shprehën se mund të konsultohet menjëhere mjeku i familjes, i cili referon çdo rast në shërbimet më të specializuara. Aktualisht problemet e shëndetit mendor trajtohen në mënyrë të specializuar në 13 Shtëpi të Mbështetura, 9 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor, 4 shërbime të specializuara të shëndetit mendor me shtretër dhe 2 qendra ditore.

Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se 1 në 4 persona është i rrezikuar të preket një herë në jetë nga probleme të shëndetit mendor dhe në vitin 2020, shëndeti mendor do të kalojë në vend të parë sa i takon sëmundshmërisë globale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deri në fund të janarit të 2019-s, mjekët ,farmacistët, stomatologët e infermierët do t’i nënshtrohen provimit të shtetit për profesionet

Historia e një nënë të divorcuar dhe me dy fëmijë është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Pensionisët e Durrësit kanë nxituar që në ditën e parë në zyrat postare për të tërhequr shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja të akordua

"Mbroni fëmijët nga virozat e stinës", është ky apeli i pediatërve të Durrësit në këtë stinë me temperatura të luhatshme.

Një grua 36-vjeçare vuri në lojë gjithë familjen e saj duke u thënë se ishte prekur nga kanceri në kokë, në mënyrë që të përfitonte para

Kanë kaluar 5 vite që nga aksidenti fatal që i mori jetën deputetit të ndjerë demokrat, Sokol Olldashi, dhe sot tezja e tij, Yllka Mamaqi

Shqiptarët janë më të pakënaqurit në Europë me arsimin dhe janë njerëzit më të ardhura të ulëta të cilët e vuajnë më shumë.

Duke filluar nga dita e sotme, do të nisë shpërndarja e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët në masën 5 mijë lekë, miratu

Nesër fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët.

Të shtunën më 15 dhjetor, u zhvillua me shumë sukses në Durrës, madje duke kaluar parashikimet e organizatorëve, gara miqësore e matemati