Manastirliu takohet me familjarët e pacientëve me Covid: Tableta që të komunikoni e shihni të afërmit e shtruar, ja oraret

01/12/2020 - 16:38

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Covid19, në pikën e informacionit të ngritur pranë spitalit infektiv, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të folur për elementët e rinj të komunikimit të familjarëve me pacientët.

Familjarët kanë kërkuar orare më të gjata për të komunikuar me mjekët ose koordinatorët për gjendjen e të afërmve të tyre të sëmurë si dhe psikologë në dispozicion të tyre pasi siç thanë ata janë të traumatizuar dhe të trembur.

“E mirëkuptoj që ju doni të komunikoni. QSUT ka vendosur një rregullore dhe ne këtë mekanizëm jemi duke përmirësuar, qoftë nëpërmjet administratorit të spitalit, qoftë nëpërmjet koordinatorëve me pacientin, qoftë nëpërmjet psikologëve, të cilët janë aty dhe do shërbejnë gjithashtu dhe për të bërë lidhjet direkte nëpërmjet tabletave që ne kemi vënë në dispozicion, pikërisht për të përmirësuar komunikimin. Kjo është një mënyrë e lehtë dhe shumë më e shpejtë për të komunikuar edhe për të t’i vendosur në kontakt familjarët me pacientët dhe patjetër që edhe ju qetësoheni. Tabletat do të shpërndahen në të gjithë spitalet Covid”, tha Manastirliu.

Shefja e Shërbimit Infektiv, prof. Najada Çomo, duke i’u përgjigjur nevojave të familjarëve, u shpreh se ata duhet të dëgjojnë dhe të besojnë vetëm mjekun kurues dhe të mos marrin informacione të gabuara.

“Ju keni një hall të madh dhe ju mirëkuptojmë. Por jo çdo njeri që shikoni në rrugë do e kapni për të marrë informacion sepse do të merrni informacione të gabuara. Informacionin e saktë e merrni vetëm nga mjeku kurues” u përgjigj shefja e spitalit infektiv.

Familjarët e pacientëve kërkuan vendosjen e një komunikimi me koordinatorët në orare të caktuara por edhe fleksibilitet ne orare. Sipas rregullave të vendosura të komunikimit familjarët mund të dërgojnë sendet personale të të afërmeve apo të marrin informacion në oraret 9-11 paradite dhe 16-17 pasdite në pikën e informacionit të caktuar pranë spitalit infektiv. Tabletat e vendosura në dispozicion do të shërbejnë për të bërë lidhjen mes familjarëve dhe pacientëve, me koordinimin e administratës së spitaleve COVID.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një lidhje live për rubrikën "Opinion" në News24 ka deklaruar se edhe në rast se një person bën dy d

Banorët e lagjes nr.16 në Durrës, në zonën ku mbrëmjen e të dielës u ekzekutua me armë zjarri Edmir Begu janë tronditur jo pak nga ngjarj

Një familje e re në Shkodër është shtuar ditën e sotme me tre fëmijë. Trenjaket Elena, Soleil dhe Kristel gëzojnë shëndet të plotë.

Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin "Koço Gl

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni S

Fiks Fare denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një viktime nga Covid 19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro.

Shqipëria konsiderohet si një ‘parajsë’ për pensionistët e huaj, për shkak të kostos së lirë të jetesës raport me të ardhurat me tyre.

Mjekja shqiptare, Eneida Doko, 34 vjeç, ndërroi jetë në Gjermani pas një aksidenti rrugor.

Në këtë javë të dytë të vaksinimit anti-covid ata që po i nënshtrohen këtij procesi është personeli shëndetësor i pavionit COVID të Pedia

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua nga punonjësi i një firme private ka folur për "News 24".