Manastirliu: Vaksinim për çdo qytetar të rrezikuar nga gripi në pikat e emergjencës

09/12/2019 - 13:45

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi”, është shprehur se shërbimi  shëndetësor për qytetarët e prekur nga tërmeti në strukturat akomoduese ku janë strehuar përkohësisht, do të vijojë të ofrohet pa ndërprerje. 

“Është bërë plani shumë i detajuar me mjekët e familjes dhe është ogranizuar puna që mjekët në strukturat akomoduese të ofrojnë shërbim për çdo qytetar në nevojë, duke identifikuar të sëmurët kronikë dhe duke ofruar terapitë e mjekimit secilit prej tyre. Janë më shumë se 530 qytetarë të sëmurë kronikë që po marrin mjekimin e nevojshëm në pikat ku janë strehuar përkohësisht”.

Manastirliu u shpreh se do të vijojë programi i vaksinimit për çdo qytetar që është pjesë e grupeve të rrezikuara për tu prekur nga gripi, për të ruajtur shëndetin e tyre.

“Janë 1338 qytetarë që janë vaksinuar kundër gripit në pikat e emergjencës ku janë akomoduar përkohësisht dhe do të vijojmë vaksinimin në çdo njësi ku janë sistemuar banorët e prekur nga tërmeti”, tha Manastirliu.

Qytetarët e prekur nga tërmeti në njësitë akomoduese po ndiqen jo vetëm nga mjekët e familjes por edhe nga mjekët e shërbimit infektiv në QSUT, të cilët janë ofruar vullnetarisht të japin shërbim për qytetarët.

“Jemi ofruar vullnetarisht sepse vullnetarizmi është pjesë e mjekut dhe do të ofrojmë shërbim në çdo pikë emergjencë për të dhënë shërbimin e nevojshëm dhe për të ndjekur për ekzaminime të mëtejshme në shërbimin terciar ata që kanë nevojë”, u shpreh dr. Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT.

Ministrja Manastirliu e vuri theksin edhe tek monitorimi rigoroz i kushteve higjieno-sanitare, nëpërmjet Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor që është në terren me inspektime të përditshme në çdo pikë emergjence ku janë sistemuar banorët e prekur nga tërmeti.

Gjatë këtyre ditëve, mjekët kanë kryer më shumë se 5 mijë vizita mjekësore në hotele dhe pikat e emergjencës ku janë sistemuar banorët e prekur nga tërmeti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Demografia e Shqipërisë ka hyrë në një cikël krize, prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rënies së martesave, rritje

Qendra “Smart Center” në Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajni

Del pergjigja e autopsisë së Rezarta Dhe Olsi Hajdarit të cilët u heluman 5 ditë pas dasmës në fshatin Xhyrë të Librazhdit, e për pasojë

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike organizuan të dielën në qytetin e Durrësit, sipas nismës së Atit të Shenjtë, Papa Fra

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një al

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike  organizojnë sipas nismës së Atit të Shënjtë, Papa Françesku, më 26 janar 2020, në qy

Banorët e qarkut të Kukësit do të kenë një maternitet të ri dhe spitalin e rikonstruktuar, falë investimit të qeverisë me vlerë 3 milion

Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndo

5 foshnja, të cilat lindën me probleme në zemër, gëzojnë shëndet të plotë falë ekipit të Kardiokirurgjisë në QSUT.  Ka qenë mjeku Altin V