Marrëveshje Shqipëri-Itali: 10 pacientë shqiptarë trajtim falas çdo vit në Bari

26/02/2020 - 10:33

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për forcimin e ndërveprimit në fushën e shërbimit shëndetësor, duke përfshirë edhe trajtimin falas të rasteve të vështira të pacientëve shqiptarë në spitalin universitar të Barit.

“Jam shumë e kënaqur që konkretizojmë një bashkëpunim të gjatë mes dy spitaleve universitare, Poliklinikës së Barit dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Përpos të gjithë projekteve që konkretizohen dhe formalizohen në këtë marrëveshje bashkëpunimi, do të jenë gjithashtu 10 raste pacientë shqiptarë, të cilët konsiderohen raste të vështira dhe që kërkojnë një mbështetje më të specializuar, që do të trajtohen në Itali”, tha Manastirliu pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Duke theksuar se kjo marrëveshje do të shërbejë për të rritur eksperiencën e ekipeve tona, Manastirliu tha se shkëmbimi i përvojave mes ekspertëve është shumë i rëndësishëm për të zhvilluar mjekësinë e dy vendeve tona. Ndërsa drejtori i Poliklinikës së Barit, z. Giovani Migliore u shpreh se konkretizohet sot një bashkëpunim i gjatë mes dy vendeve tona.

“Doja të falenderoja Republikën e Shqipërisë dhe ministren Manastirliu për mundësinë e madhe që i ofroi Rajonit të Puglias. Raportet tona janë intensive, të hershme, miqësore, bashkëpunuese dhe profesionale. Kjo marrëveshje merr jetë pas shumë bashkëpunimesh të kryera ndër vite dhe që kanë sjellë një rritje reciproke të dy komuniteteve”, u shpreh Migliore.

Protokolli mes Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe Konsorciumi "POLICLINICO" në Spitalin Universitar të Barit parashikon që palët krijojnë Komitetin e Bashkëpunimit Shëndetësor Ndërkombëtar. Komiteti drejton dhe mbikëqyr të gjitha operacionet në lidhje me këtë protokoll, duke raportuar në mënyrë periodike palëve. Kjo marrëveshje konkretizohet edhe për projekte të rëndësishme që janë mbështetur nga INTEREG, siç është dhe projekti i telekardiologjisë. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore dhe Poliklinika e Barit do të jenë së bashku në këtë bashkëpunim për të realizuar një pilotim të rrjetit të telekardiologjisë në Shqipëri, por gjithashtu dhe për të zhvilluar shëndetësinë elektronike dhe atë digjitale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për