Historia e 2 vëllezërve nga Fushë-Kruja, të cilët vuajnë sot dënimin për masakrën e Mamurrasit, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën është bërë sot pjesë e emisionit "Me zemër të hapur".

Valbona, motra e Tom dhe Enrik Mamlit, rrëfen në studio ngjarjen e rëndë dhe pasojat të cilat po i vuan gjithë familja, secili prej tyre jeton me friken e hakmarrjes çdo dite. Sipas saj vëllezërit janë të pafajshëm se dhe gjithçka ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ajo tregon se Tomi dhe Enriku përkatësisht 36 dhe 31 vjeç gjenden te izoluar prej 3 vitesh, ndërsa i pari është dënuar me 29 vite burg dhe i vogli me 22. Kujtojmë se ngjarja ndodhi në qendër të Mamurrasit, më 23 shtator të vitit 2015, ku mbeti i vrarë Naim Tafa dhe u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.

"Vëllai i vogël Eneriku doli nga shtëpia dhe shkoi në Mamurras dhe la makinën para bashkisë afër një lokali. Aty ndodhej edhe vëllai i madh Tomi, të cilit i ka thene “Me prit sa te marr nje dokument dhe erdha, ikim bashke ne shtëpi”. Del Enriku dhe i flet kushëriri Dorian Mamli “ndal pak se kam një muhabet”. “Ik” i tha vëllai im se i kemi mbyll muhabetet bashke, "s’kam për çfarë të flas me ty". Ai ka insistuar që Enriku të ndalojë e ka kapur nga krahu dhe me pas janë rrahur me grushta. Pas sherrit me vrap kanë ikur me vëllain tjetër, pasi Enriku i ka thënë "mos na vije policia hajde ikim, se kam armë me vete". Vëllai i madh s’dinte asgjë, në atë moment kur po iknin, një makinë me xhama të zinj e ka goditur mjetin e tyre tek goma e parë dhe kanë shtirë me armë në drejtim të tyre. Toma ka marre 2 plumba në dore, ne atë moment vëllai i vogël ka marre si fillim automatikun të qëllonte (pasi e kishte në makine) dhe pasi ai nuk punonte pasi është bllokuar ka marrë pistoletën dhe ka gjuajtur. 200 metra me poshtë makina ka ngecur pasi i ka dalë goma. Nuk ka marrë vesh asgjë se çka ndodhur tek makina tjetër, me vone nga lajmet janë informuar se një person kishte humbur jetën. Kanë zbritur në këmbë dhe vëllai i vogël erdhi në shtëpi dhe me pas ka lajmëruar policinë se donte te dorëzohej, ndërsa i madhi ka ecur duke kërkuar ndihmë. Ekspertiza e ka treguar qartë se kanë qenë në vetëmbrojtje, dënimi është absurd. 2 vëllezërit e mi të tjerë dhe prindërit jetojnë në arrati, në banesa me qira. Kanë lënë pronën, shtëpinë gjithçka kanë patur. Viktima nuk ka patur asnjë njohje me vëllezërit e mi, pasi ai ka qenë person i inkriminuar, ka bere burg për disa vepra penale. Pak muaj pas ngjarjes më dolën para dhe më kërcënuan. “Ne qofte se shkel me në Mamurras do te zhdukim familjarisht”. Nuk bëra denoncim nga frika”, rrëfeu ajo, shkruan ‘BalkanWeb’.