Mashtrimi me djathin, niseshteja rrezikon jetën e diabetikëve

Postuar: 18/07/2018 - 20:34

   Djathi me niseshte nuk është thjesht një mashtrim që na kushton para, por edhe shëndetin. Përqindja e lartë e niseshtesë në djathë, shkakton probleme serioze tek personat të cilët janë të prekur nga diabeti. Sipas mjekut Ramazan Buçi, niseshteja në organizmin e njeriut konvertohet në glukozë.

“Amidoni me futjen në organizëm kalon në disa faza. Zbërthehet në maltozë, desktrozë dhe në fund në glukozë. Shtimi i amidonit në ushqime mund të shkaktojë çrregullim, rritje të glukozës në gjak, domëthënë hiperglicemi, e cila tek diabetikët mund të shkaktojë një komplikacion shumë të rëndësishëm që është acidoza diabetike, që është hiperglicemi, një rritje tej mase e glukozës në organizëm. Dhe organizmi në mungesë të insulinës nuk e zbërthen dot dhe ndodh që prodhohen trupa ketonikë dhe lëndë të tjera të dëmshme për organizmin e njeriut të cilët shkaktojnë komën acido diabetike”, deklaroi mjeku Ramazan Buçi.

Çfarë është koma acidodianetike? 
Është çrregullim i metabolizimit glukozës. Shkakton dëme të rëndësishme në qoftë se ndodh në organizmin e diabetikëve.

Të tipit? 
Shkakton deri në komë. Komë diabetike, e cila është gjendje terminale e organizmit dhe në qoftë se ndërhyhet pacienti vdes.

Djathë me ose pa niseshte, këtë gjë duhet ta tregojë prodhuesi dhe tregari që e servir për konsumatorin. Nëse tregtari nuk e bën një gjë të tillë, është Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ai që duhet ta deyrojë atë të jetë i sinqertë me konsumatorin. Ndërkohë Top Channel tregoi që çmimi nuk bën diferencë në cilësi, pasi në çdo rast konsumatori shqiptar niseshtenë e ha për djathë. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Italia po përballet me një krizë në sektorin shëndetësor, pasi në të gjithë vendin nevojiten rreth 53 mijë infermierë.

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, fton studentët që të aplikojnë në pro

Me një qetësi që gati të habit pasi ato çka nxjerr nga goja mund të kenë lënduar shumë zemra, Batin Duka ka treguar në emisioni ‘Me zemër

Për vitin 2018 Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë.

   Trendi i vajzave të reja dhe jo vetëm për të zbehur rrudhat në fytyrë apo për të zmadhuar pjesë të ndryshme me “lifting” apo mbushje,

   “Fiks Fare” solli mbrëmjen e së hënës historinë e një vajze të vogël, Elvanës 6-vjeçare, të cilën gjakësi e ka detyruar të nisë shkoll

Është rikthyer sërish në emisionin "Me zemër të hapur" historia e incestit në një familje në Tiranë, ku babai ndodhet pas hekurave pasi a

Një ditë para fillimit të shkollës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar Shtëpinë e Fëmijëve “Z

Në kohën e digjitalizimit dhe ndryshimit teknologjik, Zvicra po përballet me mungesën e inxhinierëve edhe specialistëve të telekomunikaci