Matura shtetërore, sot provimi i Gjuhë-Letërsisë për 36 mijë maturantë

12/06/2019 - 11:05

Pas provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj të kryer më 7 qershor, mbi 36 mijë maturantë në Shqipëri do t’i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Testimi i nisur në orën 10 do të zgjasë dy orë e gjysmë. Maturantët duhet të kontrollohen me dedektorë në mënyrë që nxënësit që mos të kenë pajisje elektronike pasi në të kundërt do të ketë penalitete. 

Në fakt këtë vit ka ndryshime. Për herë të parë kurrikula çon drejt dy lëndëve, jo një lënde të përbashkët siç ka qenë deri në 2018-n, kur gjuha dhe letërsia ishin bashkë, kështu që do operohet me dy pjesë brenda një testi. Pra, teknikisht testi ka ndryshuar.

Ndërkaq, maturantët janë njohur që në fillim të vitit me programin orientues me 15 vepra dhe 14 autorë. Testi do të përmbajë 34 pyetje, nga të cilat 20 do të jenë me alternativa. Kryesisht pyetjet me alternativa do të fokusohen te njohuritë gjuhësore, më pas do të ketë dy tekste letrare ku do të mbështeten pyetjet me zhvillim dhe në fund pjesa kreative eseja.

Veç testit, maturantët duhet të plotësojnë edhe një fletë tjetër ku do të mbushin me përgjigjet e sakta të pyetjeve me alternativa rrethet përkatëse, për të mundësuar për herë të parë korrigjimin digjital. Pikët në test janë shtuar gjithashtu, nga 50 vitin e shkuar, këtë maturë do të jenë 60.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Emocione të forta në puntatën e sotme të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Stina e nxehtë e verës ka shtuar edhe problemet shëndetësore, kryesisht çrregullime gastrointestinale, alergji dhe problemet respiratore

Rruga Elbasan-Tiranë, te rrethrrotullimi i qendrës tregtare TEG u përgjak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme për shkak të një

Kurora e gjelbër e Durrësit, ose mushkëria e qytetit bregdetar në Kodër Vilë në Durrës është duke u masakruar ditët e fundit.

Me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, universiteti “Aleksandër Moisiu” u vizitua nga një grup parlamentarësh të Komisionit pë

Dita Botërore e Breshkave përkujtohet çdo vit më datë 16 qershor duke i kushtuar një rëndësi të veçantë ruajtjes së këtyre llojeve global

Asnjë durrsak nuk e kishte menduar ndonjëherë më parë që do të vinte një ditë që për të bërë plazh do qëndronin edhe mbi gurë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Dekani i Fakultetit të Teknologj

25 të rinj të zonave rurale të bashkisë së Durrësit (njësive administrative Katund i ri dhe Manzë) janë bërë pjesë e projektit “Forcimi i

Muajt e parë të vitit 2019 shënojnë një rritje të numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Europian.