Ka mbërritur në Shqipëri trupi i regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare.

Regjisori ndërroi jetë më datë 14 gusht të këtij viti në Romë, teksa ndodhej për xhirimet e filmit të tij më të ri, "Liqeni im".

Trupi i tij është marrë nga familjarët, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00.

Ceremonia e varrimit do të jetë private ku të pranishëm do të jenë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.