Mbetjet, mundësia për depozitim nga Porto Romano në Manzë

17/05/2014 - 19:45

DURRËS, 17 maj 2014 –   Vetëm pas miratimit të reformës territoriale, qeveria shqiptare do të miratojë dhe financojë një vend-depozitim të ri për mbeturinat urbane të bashkisë së Durrësit, i cili do të jetë rajonal, ka konfirmuar në telefon për “Dyrrah”-un qytetari nr. 1 Vangjush Dako.

Për periudhën 2010-2030 Durrësit i nevojitet një kapacitet asgjësues për 2,1 megatonë mbetjesh të ngurta bashkiake.

Kërkesa për vëllimin total të landfill-it varet kryesisht nga kjo sasi.

Megjithatë, gjatë 20 viteve të ardhshme, ka shumë mundësi që të zbatohen aktivitetet e riciklimit, duke reduktuar sasinë totale të mbetjeve për asgjësim.

Për llogaritjen e vëllimit të kërkuar të landfillit, është supozuar se norma e materialit të rikuperuar do të rritet nga 0 në 15 për qind në vitin 2020.

Dendësia e mbetjeve është llogaritur në vlerën 0.9 t/metra kub, karakteristike kjo për rastet kur praktikohet rëndom ngjeshje e lartë për mbetjet.

Dendësia e mbetjeve mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme nga 0.9 t/metra kub në 1.2 t/metra kub duke aplikuar para trajtimin biologjik para se të mbushet landfilli.

Në të njëjtën kohë, sasia totale e mbetjeve për asgjësim do të reduktohet me 10 për qind.

Janë vlerësuar dy situate (skenarë): landfill sanitar (pa trajtim), dhe trajtim mekanik biologjik (landfilli me TMB)

Bashkia e Durrësit ka nevojë për një landfill me vëllim përafërsisht 500 000 metra kub për një periudhë 5-vjeçare, në qoftë se do të operohet si një lendfill sanitar i thjeshtë.

Në rastin e landfillit me TMB, vëllimi i kërkuar i lendfillit ulet në rreth 350 000 metra kub për një periudhë 5-vjeçare.

Sipas llogaritjeve popullsia do të arrijë mbi 305 654 banorë në vitin 2030 dhe sasia e mbetjeve për asgjësim do të kapë shifrën 467 tonë në ditë ose 170 465 t/vit. (konsumimi aktual është 7993 metra kub/muaj, kërkesa e pritshme deri në vitin 2030 është llogaritur të jetë rreth 14,205 metra kub/muaj).

Bazuar në këto rrethana, është bërë një përllogaritje e avancuar e jetës operacionale të mbetur e vendhedhjes së Porto Romanos.

Meqenëse vëllimi i disponueshëm i asgjësimit të mbetjeve në vend-hedhjen e Porto Romanos do të ezaurohet në mesin e vitit 2015 (bazuar në llogaritjet e bëra), bashkia e Durrësit duhet të fillojë të ndërtojë instalime të reja për asgjësimin e mbetjeve.

Opsionet e disponueshme aktualisht janë: zgjerimi i vend-hedhjes ekzistuese të mbetjeve në ligatinë; krijimi i një territori të ri për impiantin e ri të asgjësimit të mbetjeve bashkiake; pjesëmarrja në një impiant të përbashkët të asgjësimit të mbetjeve me bashkëpunim rajonal.

Madhësia minimale e landfillit të ri është përzgjedhur duke marrë në konsideratë aspekte të shumta, ku jeta operacionale minimale e landfillit prej 20 vjetësh dhe mundësia për zgjerim të mëtejshëm ishin aspektet më të rëndësishme.

Ka një projekt për vendndodhje në Manzë, përfaqëson një vendndodhja të realizueshme dhe praktike për një landfill të ri sanitar dhe realizimi përfundimtar i projektit do të jetë një hap shumë i rëndësishëm drejt sistemit modern të menaxhimit të mbetjeve në qarkun e Durrësit.

Në foton kryesore jepet një nga projektet për ndërtim landfilli në Manzë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind në raport me një vit m

Prej 15 majit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, mesatarisht çdo ditë kalojnë 10 autobusë me punëtorë sezonale nga zona të ndryshm

FRPD reagon për megaskandalin e dhunës seksuale ndaj 15-vjecares. Të rinjtë e FRPD-së kanë tubuar sot para Ministrisë së Arsimit.

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi