Durrës, 13 korrik 2014 – Bypassi i Durresit u parashikua që të perfundonte në qershor sipas projektit, por deri tani, nuk është kryer as 50% e punimeve. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës thonë se aty punohet me orare të shkurtuara dhe askush nuk monitoron ecurinë e punimeve. 

Investimi prej 8 milion eurove duhet te kishte perfunduar ne fund te muajit qershor. Por, kur afatet jane tejkaluar ketu ende punohet.

Firma zbatuese nuk ka realizuar as 50 % te punimeve, ndonese punen e nisen 7 muaji me pare. Projekti i bypass-it te Durresit qe parashikon ndërtimin e mbikalimit ne Shkozet mbetet ne ndertim e siper.

Aktualisht jane ngritur vetem kater kembet e ures. Edhe pse intensiteti i larte i punes, ishte shqetesimi i kryeministrit Rama gjate inspektimit ne muajin shkurt, ne terren punon vetem nje brigade punetoresh. Drejtuesit e mjeteve dhe banoret e zones prej vitesh perballen me nje situate kaotike.

Projekti ndodhet ne fazen e dyte dhe ne te parashikohet ndërtimi i mbikalimit të Shkozetit 320 metra i gjate, kolektori i ujërave si dhe rruge me katër kalime.

/abcnews/