Mblidhet Task-Forca: Përforcim masash për parandalimin e depërtimit të koronavirusit

22/02/2020 - 11:59

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri.

Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

Task Forca vendosi:

-Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

-Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

-Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

-Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

-Task Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.

Gjithashtu, siç është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që do jetë një strukturë SPITALORE, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe

Nga 383 persona të infektuar me COVID 19, 41 raste janë në radhët e bluzave të bardha.

Kur po bëhet gati një muaj që ka nisur kufizimi i lëvizjeve dhe shqiptarët janë vendosur në karantinë të detyruar brenda shtëpive të tyre

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare shpreh shqetësimin e saj lidhur me rastet e dhunës në familje në shqiptare gjatë periudhës së izolimit

Një 80-vjeçare nga Vlora është bërë pacientja e 100-të e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, teksa la sot Spitalin Infektiv.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, në një lidhje të drejtpërdrejtë me News 24” ka treguar

“Jemi në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, lufta nuk ka mbaruar”.

Rregullat e lëvizjes së qytetarëve në kushtet e karantinës kanë venë në vështirësi mjaft qytetarë në Durrës.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili u prek nga koronavirusi ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndet