Mbyllet spitali COVID2, Manastirliu: Rihapet sistemi shëndetësor edhe për ndërhyrjet e planifikuara

18/05/2020 - 14:55

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqni’ ka deklaruar se prej ditës së sotme ky spital do t’i rikthehet normalitetit, duke mbyllur shërbimin për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19.

Duke u shprehur se Spitali “Shefqet Ndroqi” i konsideruar si Spitali COVID2, ka trajtuar mbi 60 pacientë, ministrja Manastirliu ka falenderuar stafin e këtij spitali për punën dhe angazhimn gjatë situatës së vështirë të epidemisë.

“Prej datës 28 mars, spitali u përfshi në skenarin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe deri sot puna nuk ka ndalur në spitalin tuaj për të trajtuar pacientët me COVID-19. Janë rreth 60 pacientë që janë trajtuar në këtë spital dhe unë dua t’iu falenderoj për gjithë angazhimin, punën e mjekëve infermierëve, të gjithë stafeve mjekësore dhe një falenderim të veçantë për shërbimin e reanimacionit, që ka trajtuar pacientë të sëmurë rëndë dhe sigurisht me dedikim edhe sakrificë maksimale, me profesionalizëm ja ka dalë për të përballuar këtë sëmundje, që për të thënë të vërtetën, ishte e vështirë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi edhe rifillimin e ndërhyrjeve të planifikuara nga dita e sotme.

“Në strategjinë e rihapjes, edhe sistemi shëndetësor po kthehet gradualisht në normalitet. Nga sot rifillojnë konsultat e specializuara, por mbi të gjitha ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë, i rikthehet normalitetit”, tha Manastirliu.

Duke folur për fazën e rihapjes, Manastirliu theksoi se situata do të monitorohet dhe vlerësohet në baza ditore dhe 14 ditore.

Nga dita e sotme janë hequr të gjitha kufizimet përsa i përket autorizimeve në lëvizje, qoftë për këmbësorët, qoftë për automjetet. Gjithashtu është rritur fasha e lëvizjes në zonat e kuqe deri në orën 21:00 të mbrëmjes dhe përsa i përket zonave të gjelbërta është hequr fasha orare që kufizonte lëvizjen.  Sigurisht që kjo bëhet në kuadër të një strategjie ri-hapjeje dhe praktikisht po ecim sipas këtij plani, duke bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike, duke parë dhe duke vlerësuar rastet që kemi të shtruara në spital dhe gjithashtu edhe rastet e rënda, në terapi intensive.  Deri më tani situata është nën kontroll por do të monitorohet në vijimësi”, tha Manastirliu.

Plani i masave lehtësuese që ka nisur nga dita e sotme parashikon heqjen e kufizimit të lëvizjes në zonat e gjelbërta, ku është shtuar edhe qarku i Fierit. Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21:00 për lëvizjen dhe aktivitetet e biznesit. Nga sot, hiqen të gjitha autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve gjatë javës. Nis zhvillimi i procesit mësimor për maturantët. Hapen muzetë, bibliotekat, arkivat, etj. Lejohen stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura si dhe janë hapur bare/ restorante vetëm në ambiente të hapura.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Laprakës, një prej 4 qendrave shëndet

Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka publikuar në faqen e saj, aplikantët të cilët janë shpallur fitues për transferim studimesh dhe progr

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha sot në emisionin ‘Open” se rritja e pagave të infermierëve dhe mjekëve do të bëhet

Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin për t’u angazhuar financiarisht nëpërmjet mekanizmit COVAX, për të patur vaksinën e sigurt anticovid.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, t

Disa zona të kryeqytetit do të kenë kufizime në oraret e energjisë elektrike gjatë javës së ardhshme.

Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol

Në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurmin e drejtpërdrejtë të plazmës, me apa

Gjithnjë e më shumë nëpër botë, po vërtetohet se Covid-19 ka "aktivizuar" dhe shumë sindroma të tjera të cilat ndeshen shumë rrallë te pa

Pedagogu i Komunikimit Artan Fuga, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar në liidhje me largimin nga posti i ministres së Arsimit