Prefektja e Tiranës Suzana Jahollari garanton se autostrada Tiranë-Durrës nuk do të përmbytet më nga reshjet e shiut. Në një lidhje telefonike në studion e “News24”, Prefektja Jahollari tha për emisionin “Njerëz në fokus” se pas përmbytjeve të 30 nëntorit, janë marrë masat e nevojshme.

Jahollari tha se është ndërhyrë në kanalet kulluese, dhe po punohet për shmangien e situatave të tilla në të ardhmen.

“Reshjet e shiut të 30 nëntorit ishin jashtë parashikimeve. Është dashur një projekt teknik për të analizuar situatën. Projekti përfundon brenda 45 ditëve. Tashmë janë marrë pasat e nevojshme, dhe janë pastruar kanalet kulluese. Vitin e kaluar kemi patur më shumë përmbytje. Nisur nga ndërhyrjet, ju garantojmë se nuk do të ketë më përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e reshjeve të shiut”, u shpreh prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari. /BW