Me pushime dhe nuk keni plane? Merrni fëmijët dhe shkoni te Parku i Liqenit

16/07/2019 - 12:39

Parku i Madh i Liqenit nga 15 korriku e deri më 15 gusht do të jetë një oaz argëtimi për fëmijët dhe jo vetëm. Për të tretin vit radhazi buzë Liqenit pranë Godinës së Notarëve, Bashkia e Tiranës do të organizojë kampin veror.

Në këtë aktivitet fëmijët do të kenë mundësi të socializohen dhe të argëtohen me njëri-tjetrin, duke ndjekur programin e ditës që fillon në orën 09:00 dhe mbyllet në orën 13:00.

Aktivitete pafund do të zhvillohen, kështu që nëse keni marrë pushimet, bashkë me fëmijët me vrap te Parku i Liqenit, për një verë ndryshe.

Programi ditor do të jetë si më poshtë:

“Lexim, orë të gjuhëve të huaja, pikturë, art and craft me letër, flluska, kampionate futbolli, basketbolli, volejbolli, ping-pongu, mësime kërcimi, Lojëra me ujë, teatër, cirk, filma të animuar e lojëra popullore.”

Këtë sezon të nxehtë do ta shijoni pamasë nën hijet e pemëve dhe flladet freskuese në kampin më argëtues të verës!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbuloi në rubrikën “Opinion”, në News24, se si është aktualisht gjendja shëndetësore e Ramë

Pasojat e pastërmetit të 26 nëntorit në Durrës janë dramatike në këtë prag dimri për mijëra banorë në Durrës.

Qendra “Smart Center” në Durrës vjen me oferta festive në muajin dhjetor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi”, është shprehur se shërbimi  shënd

E ftuar në rubrikën "Opinion" në "News 24", psikologia Artemis Shehu tha se trauma pastërmet mund të zgjasë deri në katër javë.

Ashtu siç ishte përcaktuar edhe nga Ministra e Arsimit dhe Sportit, ka nisur sot procesi mësimor në zonat e goditura rëndë nga tërmeti sh

Shqiptarët nga e mbarë bota vazhdojnë që të japin kontribute të çmuara për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Më 7 dhjetor 2019, lektorët e universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës (UAMD, Osman Metalla dhe Eugen Pepa, dhe Lions Club International

Shtyhet sërish nisja e procesit mësimor për Universitetin e Mjekësisë dhe atë Politeknik në Tiranë.

Aureli dhe Alesjo janë dy fëmijë që janë hedhur nga pallati i tyre dhe i kanë shpëtuar tërmetit, ndersa familjarë kanë ndërruar jetë.