Durrsakët nuk janë mësuar me temperaturat që kanë shkuar nën zero për javë me radhë.

Dimri në acar është bërë edhe më i vështirë për të varfrit që nuk kanë mundësi ngrohjeje.

Një pjesë ngrohen me kondicionerë e nuk i tremb fatura e çmimit të energjisë që kanë për të paguar, të tjerë kanë blerë dru zjarri, pavarësisht se çmimi për metër kub është dyfishuar, një pjesë ngrohen me gaz e këta janë pjesa më e madhe, të tjerë mbulojnë kokën me batanije dhe ëndërrojnë të ngrohen pranë një sobe zjarri.

Dimri rrit shpenzimet në çdo familje por ata që nuk kanë të ardhura janë edhe më të varfër në këtë stinë të ftohtë.

E si të mos mjaftonte ngrica dhe i ftohti, të gjithë kanë shfrytëzuar rastin të rrisin çmimet e gazit të lëngshëm që ka arritur pikun e përdorimit, e të druve të zjarrit.

Ndjekim opinionin e qytetarëve nga Durrësi.

K.H.