"Më tradhtoi 5 herë po e fala, iku me të dashurin e denoncova në Durrës", ish-bashkëshortët përplasen live

Postuar: 29/05/2018 - 13:33

Pas 7 vitesh martesë, me tre fëmijë 30-vjeçarja që ndodhet sot në studion te emisionit "Me zemër të hapur" në News24 shkoi drejt divorcit.

Ermira Beqo, nëna e tre fëmijëve ka më shumë se dy vite që nuk takon dot të vegjlit e saj, edhe pse në vendimin e gjykatës përcaktohet qartë data dhe ora e takimit mes nënës dhe fëmijëve.

30-vjeçarja lidhi kurorë me Besnik Osmanaj në vitin 2009 dhe sollën në jetë 3 fëmijë. Vajza e madhe aktualisht është 8 vjeçe, djali 7 vjeç dhe djali i vogël vetëm dy vjeç.

Në fillim gjithçka shkonte mirë mes çiftit, por pas lindjes së dytë, Ermira rrëfen se në familjen e tyre nisi dhuna dhe të ardhurat nuk mjaftonin për të bërë një jetesë normale. Në dhjetor të 2016, ku djali i vogël ishte vetëm 3 muajsh, çifti kryen divorcin pas konflikteve të vazhdueshme.

Në pamundësi të ekonomisë Ermira në mirëbesim ia la fëmijët babait dhe gjykata vendosi një detyrim mujor për nënën, 50 mijë lek të vjetra për çdo fëmijë dhe datat e takimit.

Kanë kaluar dy vite nga divorci dhe kjo nënë si ka takuar asnjëherë fëmijët e saj. Ajo tregon se djalin dhe vajzën e madhe e ka parë nga larg vetëm në ambientet e shkollës, pasi nuk ka mundësi tjetër, ndërsa djalin 2-vjeçar nuk e ka parë prej dy vitesh.

Ka nisur dhe një proces gjyqësor për të marrë djalin e vogël të paktën por mundësitë janë të pakta. Ermira tregon se tani është në gjendje të rrisë fëmijët, por ish-bashkëshorti e ka nxjerrë si të paaftë mendore që ajo mos të marrë asnjë fëmijë.

Më 24 maj 30-vjeçarja ka qenë në studion e emisionit për të treguar problemet me ish-bashkëshortin për tre fëmijët e saj. Ermira Beqo mori guximin ta bëjë publike jetën e saj, për hir të fëmijëve pasi ka dy vite që nuk i takon.

Ndërkohë në emisionin e sotëm ndodhet edhe ish-bashkëshorti i saj Besnik Osmani dhe ish-vjehrri Qamili për t’u përballur. Ndërsa gruaja kërkon të shohë fëmijët siç e ka përcaktuar gjykata, ish-burri e akuzon se nuk është e aftë për t’i mbajtur dhe se e ka tradhtuar disa herë kur kanë qenë të martuar por e ka falur për hir të fëmijëve.

“E kam kapur 5 herë me të dashurin dhe e fala. Herën e fundit erdha në shtëpi nga puna e nuk e gjeta. Ka ardhur në mes të natës me paketë cigare në dorë, fëmijët qanin. E mora në telefon nga komshiu se s’ma hapte telefonin tim, dhe kjo i tha mos i trego burrit”, tregon Besniku i cili vjen nga një tjetër martesë e dështuar për të njëjtat arsye.

Ai tregon ditën kur Ermira iku nga shtëpia dhe thotë se bëri kallëzim në polici dhe më pas e kërcënoi i dashuri i saj në telefon.

“Unë erdha në Shqipëri dhe para portës ishte zonja duke folur me komshiun. Komshiu më ftoi për kafe kjo mori çantën e çoi në shtëpi dhe pastaj iku livadheve. Kalamajtë kanë ndenjur në shtëpi me mua deri pasdite. Ika në Durrës bëra kallëzim, i thashë shefit deri të hënën nëse paraqitet mirë, nëse nuk paraqitet do e denoncoj. I dashuri i Ermirës më merrte në telefon dhe më kërcënonte pse bëre denoncim”, tregoi Besniku.

Nga ana tjetër, Ermira i tha ish-vjehrrit se djali i tij ka pasur të dashur dhe i ka lexuar mesazhet. “Shihni djalin tuaj që 5 vjet fliste me dashnoren me mesazhe. E di edhe goca e xhaxhait të tij. I kam parë vetë mesazhet”, tha Ermira.

I pyetur nga moderatorja Evis Ahmeti nëse kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, Besniku tha se e kishte qëlluar vetëm një herë.

“Një herë e kam qëlluar. Doli 4 orë e gjysmë me shoqen pa lejen time”, tha ai, ndërsa Ermira tha se e ka dhunuar disa herë.

Ish-vjehrri shprehu ankesa të tjera ndaj nuses. “Unë nuk doja të flisja se këtu më dëgjon gjithë bota. Ermira na ka sjellë shumë probleme por unë nuk doja si baba që të prisheshin sepse meqë ishte ndarë Besniku dhe me gruan e parë”, tregon Qamili.

Vetë Ermira tha se do luftojë për t’i marrë fëmijët e saj. “Të tre fëmijët do i marr. Gur do bëhem, në gjykatë do rri e fëmijët do i marr”, tha ajo.

Në fund ish-burri dhe ish-vjehrri premtuan se do e lejojnë të takojë fëmijët./BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, s

Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipa

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës organizoi më 20 shtator 2018, Ceremoninë e Diplomimit për rreth 1300 studentë të programeve Ba

   Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar.

SHÇBA ka arrestuar 6 punonjës të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të k

   Italia po përballet me një krizë në sektorin shëndetësor, pasi në të gjithë vendin nevojiten rreth 53 mijë infermierë.

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, fton studentët që të aplikojnë në pro

Me një qetësi që gati të habit pasi ato çka nxjerr nga goja mund të kenë lënduar shumë zemra, Batin Duka ka treguar në emisioni ‘Me zemër

Për vitin 2018 Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë.

   Trendi i vajzave të reja dhe jo vetëm për të zbehur rrudhat në fytyrë apo për të zmadhuar pjesë të ndryshme me “lifting” apo mbushje,