In memoriam/ Mbrojtësi i jetimëve të Shqipërisë Kadri Alia, nuk jeton më!

19/10/2020 - 19:16

-Kadriu një nga veprimtarët më të shquar shoqërorë

-Njeri i shkëlqyer, por edhe sportist që la gjurmë

-Punoi deri në fund, për jetimët e Shqipërisë

-Kryetar e më pas President Nderi i Shoqatës kombëtare të Jetimëve

-Largimi nga jeta, humbje e madhe për këtë komunitet

Nga BUJAR QESJA

Nuk kishte se si të mungonte shkrimi i një shoku dhe i një miku, për largimin e papritur nga jeta të Kadri Alisë. Shumë humbje kemi patur javët e fundit. Dhe demoni i padukshëm, por shfarosës me emrin Covid 19, po na rrëmben ashtu si papritur miqtë, shokët, të afërmit, duke na shkaktuar plagë dhe dhimbje therëse.

Koha duket se erdhi e tillë, që secili prej nesh është mbledhur dhe është futur brenda halleve të tij, brenda halleve të familjes së tij. Kohë të vështira pandemie. Kohë të frikshme. Kohë stresante. Kohë të papriturash, ku dhimbjet dhe fataliteti janë varur mbi psikologjinë tonë dhe po e dëmton dukshëm atë.

Jeta është vërtet e larmishme, por është vërtet dhe e dhimbshme. Veçanërisht kur ke në këmbë një që quhet Covid, e ç’rëndësi ka që quhet 19 apo 119. Teksa vazhdoja angazhimet e mia të ditës, në atë që quhen surpriza të vështira të jetës, mësoj për largimin nga jeta të njërit prej veprimtarëve më të çquar shoqërorë, që quhet Kadri Alia. Veprimtar me energji të pashtershme, me energji që prodhohej nga zemra e tij prej gjeneratori, duke e bërë këtë Kadri Alia të shkelë në çdo pëllëmbë të vëndit tonë që quhet Shqipëri. Ai përfaqësoi shtresën e jetimëve, më e braktisura, më e dhëmbshura, më e trishtueshmja, më hallemadhe, më, më......Dhe këto më, nuk mbarojnë.

Me 15 tetor 2020, Kadri Alia mbushi 77 vjeç. Me shaka i themi tetori i lindjeve të udhëheqësve të djeshëm dhe të sotëm. Dhe Kadri Alia ishte vërtet një udhëheqës, por jo i politikës problematike shqiptare, por i jetimëve shqiptare, i atyre jetimeve që kërkojnë t’u dalësh zot për çapën e bukën, për shishen e qumështit, për kanatjeren që ti mbuloj kockat, për këpucët që të mos prekin tokën me mishin e trupit, për çfarëdo, për çfardo. Por pikërisht në këtë ditë, kur urimet për ditëlindjen nuk mungonin, djali ynë, durrsaku i mirë Kadri Alia luftonte t’i shpëtonte nga thonjtë, goxillës Covid 19 që po e rrëmbente. Lajmet vërtet u bën të dhimbshme. Situata shëndetësore po ndërlikoj dhe vështirësitë po shtoheshin.

Dhe ky jetim që luftoi fort për jetimët, për këtë shtresë fatkeqe që t’i ngrinte kokën atyre, uli përfundimisht mbijetësën, duke na bërë të ngashërejmë e të plasim në shpirt për humbjen e tij. Vetëm katër ditë pas ditës së lindjes, vjen dita e largimit nga jeta, të një burri zor se besohej, se do të na linte kësisoj. Por lajmi tanimë vjen me fuqinë e dhimbjes, me dramën e vdekjes, me atë që s’do ta dëshironim. Kadria Alia prej sot nuk jeton më, duke na lënë të hapur dritaren e kujtimeve dhe të mos harresës.

Kam zgjedhur 22 foto nga qindrat që kishte Kadri Alia dhe do ta ndjeni të nderuar lexues të këtyre rradhëve, fuqinë organizative, peshën e madhe të pasionit dhe energjinë prej heroi të Kadria Alisë për të mbrojtur jetimët shqiptarë. Për t’i dhënë kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare shpresë dhe dinjitet, kryelartësi në përmasat e besimit për të nesërmen, për t’i dhënë atë kurajo të munguar për një integrim dinjitoz në shoqërinë e vështirë që po ndërtojmë.

E kam njohur Kadri Alinë, kur isha në shkollën e mesme, diku nga viti 1967-68. Luaja futboll me ekipin “Shpresa” të “Lokomotivës”. Kadriu ishte një sulmues titullar me këtë ekip, por luajti jo pak edhe me “Lokomotivën” e madhe. Dha një ndihmesë shumë të madhe edhe në ecurinë e futbollit të Shijakut, duke qenë për shumë vite lojtari kryesor i “Erzenit”. Ai i donte shokët, ishte i qeshur dhe shumë human. Zemra e tij ishte shumë e madhe dhe zinte brënda tërë miqësinë tonë. Megjithëse në jetë zgjodhëm secili rrugën e tij, Kadri Alia më çfaqej hera herës, po në formën e mëparshme të mirësisë dhe fisnikërisë së lindur, të një burri aq të domosdoshëm për shoqërinë tonë të ngushtë dhe atë shqiptare më gjërësisht.

Në punët e mia, e hasa mjaft herë veprimtarinë dhe ndihmesën e madhe të Kadri Alisë për jetimët e Shqipërisë.

Kadriu prej 28 vitesh ishte Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë dhe angazhimi i tij mbetet fantastik. U bë copash për këtë komunitet, duke e ndjekur dhe e përkrahur në çdo hap. Edhe jetimi më i thjeshtë, shikonte tek Kadri Alia diellin e shpresës së tij, të ardhmen e tij, mirqënien e tij, perspektivën e tij dhe të familjes. Eh çfarë nuk shikonte?

Dhe nga fotot del qartë përpjekjet e mëdha, madje jashtë fuqive dhe mundësive të tij, për ta integruar këtë shtresë në ecurinë e përditshme të shoqërisë, për t’ia hequr atë epitetin e rëndë dhe të pamerituar, e braktisur. Është vlerësuar me titullin “Ambasador i Paqes”, mjaft merita të tjera ia ka dhënë çdo president në mandatin e tij, duke nisur me Moisiun e të tjerët në vijimësi.

Lodhja e madhe dhe ngarkesa e pazakonte për një njeri, e bëri që me mirkuptim t’ia linte detyrën një më të riu dhe ndërkohë unanimisht zgjidhet President Nderi i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë.

Nuk na harronte herë me ndonjë telefonatë dhe herë me ndonjë takim miqësor. Dhe gjithnjë shikoja tek miku im më i rritur, njeriun e mëparshëm, të pandryshuar, gjithnjë kërkues dhe kokëulur, gjithnjë në frontin e parë për të drejtat dhe liritë e shtresës që përfaqësonte, atë të jetimëve.

Dhe sa qe me frymë, e përfaqësoi në mënyrën më të shkëlqyer, aq sa historia e kësaj shoqate sigurisht, e rezervon në fondin e artë të arkivës dhe memories së saj.

Po perifrazoj një shënim të Kadri Alisë, që u ul thellë dhe zuri vënd në memorien time. Dhe shënimi i tij i plotë është ky:

Për punën e bërë për rreth 28 vitesh në shërbim të shtresave në nevojë (familjet me femijë jetimë) , Federata e Paqes Universale, më vlerësoj duke më bërë Ambasador të Paqes.

I vlerësuar dhe me ndjenjën më të mirë, për mirënjohjen e marrë nga Federata e Paqes Universale.

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.” Nënë Tereza

Lamtumirë kampion i paqes! Lamtumirë mbrojtësi i jashtëzakonshëm, i shtresës delikate të jetimëve të Shqipërisë! Lamtumirë miku im i paharruar Kadri Alia!

Durrës: 19 tetor 2020

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një infermiere shqiptare në Itali ka rrëfyer historinë e saj të sakrificës, që solli në jetë vajzën gjatë kohës që ishte e intubuar nga C

Mjeku pneumolog nga Puka, Hysni Shkjau është një ndër heronjtë e bluzave të bardha që sakrifikoi jetën e tij duke u shërbyer me përkushti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit

Covid-19 i ka marrë jetën drejtorit të Pallatit të kulturës në Librazhd, Arianit Alliu në moshën 46-vjeçare.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur dy fasoneri në qytetin e Përmetit për shkak të mungesës së protokollit anticovid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Co

Studiuesi i historisë Kristo Xhimitiku përmes një statusi në rrjete sociale shkon rreth 100 vite prapa në kohë, në periudhën kur projektu

Vëllai i të ndjerit Leonard Skabona, 60-vjeçarit që u hodh nga Spitali “Shefqet Ndroqi” duke gjetur për pasojë vdekjen, ka folur lidhur m

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh dhe u bënë thirrje të gjithë qytetarëve