Mes varfërisë dhe mjerimit, të moshuarit kanë një thirrje për kryeministrin Rama (VIDEO)

09/11/2018 - 17:12

Të varfërit në këtë vend po bëhen çdo ditë e më të varfër, pasi kanë mbetur jashtë vëmendjes së shetit. Ata që nuk kanë asgjë e as nuk përfitojnë nga shteti i kalojnë vitet e jetës në mjerim të plotë. I tillë është rasti i dy pensionistëve të vetmuar, që jetojnë nën një çati e cila rrezikon shembjen.

Fiqiri dhe Xhevrije Maloku janë nga fshati Larushk i Fushë-Krujës, dhe gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e rëndë, ndërsa pensioni i tyre nuk u mjafton për ilaçet.

Xhevrija prej pesë vitesh ndodhet e shtrirë nga paraliza, gjithashtu dhe bashkëshorti i saj, Fiqiru vuan nga disa sëmundje, por ai përpiqet t’i shërbejë aq sa mundet gruas së tij.

Të moshuarve iu është premtuar nga vendoret se do t’iu jepet ndihmë për kushtet e vështira, por ende asnjë reagim, ndaj ata apelojnë strukturave.

Madje apeli i drejtohet dhe kryeministrit të vendit, nisur dhe nga bindjet politike të pandryshuara prej 25 vitesh si socialist. Ai shpreson se institucionet do t’iu ndodhen pranë për të dalë nga gjendja e vështirë në të cilën po jetojnë.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Çdo prind mburret me fëmijën e tij, por kur ky i fundit bën zgjedhje të gabuara, jo detyrimisht është faji i prindit.

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar anulimin e projektit të "Unazës së Re", të cilin e kanë cilësuar p

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës.

“Nëse ne quhemi ngelësa atëherë sistemi juaj është ‘What the fu*k’”.

Gazetarja Anila Hoxha ndan dhimbjen e madhe për humbjen e mikes së saj, gazetares Sonila Mesareja, e cila u nda nga jeta sot, pasi humbi

Studentët e Universitetit të Tiranës ditën e djeshme bojkotuan mësimin duke protestuar në shenjë kundërshtie ndaj tarifave.

Një nga problemet më të mëdha që evidentohet së fundmi në shoqërinë tonë, është rritja e përdoruesve të drogave, ku më të ekspozuarit jan

Historia e 2 vëllezërve nga Fushë-Kruja, të cilët vuajnë sot dënimin për masakrën e Mamurrasit, ku një person u vra dhe dy të tjerë u pla

Hapet LILIUM, e para qendër në Shqipëri për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.