Mesazhi i adoleshentes shqiptare në kampin Al Hol në Siri: Shteti po tallet me ne!

16/09/2020 - 22:37

Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri, duket se po bëhet përpjekje në këtë drejtim.

Në kushtet e konfidencialitetit, një burim diplomatik i tha Top Channel se: “Ne që jemi duke u përpjekur në riatdhesimin e tyre kemi marrë shumë premtime por ende është e pamundur që bazuar në këto premtime të realizojmë diçka konkrete. Gjërat janë vështirësuar akoma edhe më shumë me mbylljen e kufijve nga Covid19”.

Gratë dhe fëmijët shqiptarë të mbetur në kampin Al Hol, janë njohur me protestën përpara kryeministrisë të familjarëve të tyre.

14 vjeçarja Eva Dumani, i ka dërguar një mesazh dajës së saj Xhetan Ndredogji i cili prej shumë vitesh po përpiqet të kthej nipin dhe mbesën në atdhe.

“Emrat e shqiptarëve i din shteti s’ka nevojë t’i jap unë. Shteti e din shumë mirë dhe kot merreni me shtetin se shteti vetëm tallet me ju. Dashka dhe emrat që jua kemi dhënë tre herë. Tallet me ne veç tallet. Allahu na ruajt në këtë hall, që nuk e zgjodhëm ne. Dajë si ti nuk ka. Allahu ta shpërbleftë. Për ne çfarë të ketë thënë Allahu i madhërishëm. O daja Xhetan të duam fort. Për mua dhe Endrin je e vetmja shpresë”.

Nga ky mesazh kuptohet qartësisht brengosja e vajzës 14-vjeçare në Siri, me autoritetet shqiptare.

Duke e parë të largët riatdhesimin, ajo shpresën tashmë e ka lidhur me Zotit (Allahun), ku e përmend disa herë në mesazhin e dërguar përmes Whats Up.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur me një thirrje për të gjithë qytetarët dhe kolegët për

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook mesazhin e mjekës së spitalit Covid-2 "Shefqet Ndroqi", Alma Cani.

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj deklaroi se deri tani për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, po v

U zhvillua sot në Tiranë takimi Ministerial i vendeve të Ballkanit Perendimor për Integrimin e komunitetit Rom, një vit pas miratimit të

Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, ka humbur jetën për shkak të

UNICEF Shqipëri ka vijuar me prezantimin e fushatës #TëBesoj në qytetin e Durrësit në sheshin "Liria", duke organizuar një aktivitet të h

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar

Një greviste është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Ballshit duke lënë grevën e urisë.

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve, vecanërisht skeptikëve për ekzistencën e Covid-19.

"Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka