Mijëra shqiptarë do ndërtojnë stadiumet e Katarit

11/07/2014 - 19:08

11 korrik 2014 - Shqiptarët do të ndërtojnë stadiumet e Katarit. Zbardhet marrëveshja që qeveria ka nënshkruar me Katarin për punësimin në këtë vend.

Ligji që hyn në fuqi këto ditë ka një aneks me rregulloren e punësimit dhe kontratën tip që do të përdoret në marrëdhëniet e punës. Në Katar ka nisur një program miliarda dollarësh për ndërtimet e ambienteve për Kampionatin Botëror të Futbollit 2022. Pra, parashikohet që shumica e shqiptarëve që do të zgjedhin alternativën e punësimit në Katar, duhet të jenë ndërtues, ose profesione të lidhura indirekt me ndërtimin. Emirati i Katarit në vitet e ardhshme do të ketë nevojë për rreth një milion punëtorë për të zgjeruar infrastrukturën dhe për të ndërtuar stadiume futbolli për Kampionatin Botëror.

Marrëveshja
Sipas marrëveshjes është Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që merr kërkesat nga shteti i Katarit për rekrutim të punëdhënësve për punësimin e qytetarëve shqiptarë. Kërkesat e rekrutimit përshkruajnë kualifikimet e kërkuara, përvojën dhe specializimin, kohëzgjatjen e mundshme të kontratës, kushtet e detajuara të punës, veçanërisht pagat, shpërblimin në fund të shërbimit, periudhën e provës dhe lehtësirat në lidhje me transportin dhe strehimin, si dhe të gjitha të dhënat bazë që mund t’i japin mundësinë punëtorëve të vendosin për nënshkrimin e kontratës së punës. Në marrëveshje thuhet se të dyja palët krijojnë një komitet të përbashkët të përbërë nga jo më shumë se tre anëtarë nga secila palë, për të kryer koordinimin ndërmjet qeverisë së shtetit të Katarit dhe qeverisë shqiptare, si dhe shqyrtimin e mundësive të punësimit që janë të disponueshme në shtetin e Katarit, duke përfshirë informacione të përgjithshme mbi planet e zhvillimit në shtetin e Katarit, mundësitë potenciale të punësimit në bazë të këtyre planeve, llojet dhe klasat e punës dhe aftësitë e kërkuara. Kjo marrëveshje do të jetë në fuqi për tre vjet dhe do të jetë e rinovueshme për një periudhë të ngjashme. Punëdhënësi përballon të gjitha shpenzimet e udhëtimit të punëtorëve nga Shqipëria deri në vendin e punës në shtetin e Katarit, kur ata fillojnë punën, si dhe përballon shpenzimet e kthimit të tyre me mbarimin e punësimit të tyre. Punëdhënësi gjithashtu mbulon edhe shpenzimet e udhëtimit vajtje-ardhje të punëtorëve gjatë periudhave të pushimeve. Punëdhënësi përjashtohet nga shpenzimet për punëtorin që kthehet në shtëpi në dy raste: Nëse punonjësi jep dorëheqjen para përfundimit të kontratës së punësimit; Nëse ai bën një gabim që kërkon shkarkimin e tij nga puna pa paralajmërim dhe pa shpërblim për përfundimin e shërbimit në përputhje me Ligjin e Punës të shtetit të Katarit.

Kontratat
Kontratat e punësimit miratohen nga Ministria e Punës së Shtetit dhe Çështjeve Sociale dhe autoritetet e Katarit. Në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit që rrjedhin nga kontrata e punës, ankesa depozitohet në ministri për t’u zgjidhur me mirëkuptim. Nëse nuk arrihet zgjidhje me mirëkuptim, atëherë mosmarrëveshja i kalon për kompetencë autoriteteve gjyqësore kompetente në Katar.

Strehim falas prej beqari
Pala e parë merr përsipër të sigurojë strehim të përshtatshëm falas prej beqari për palën e dytë dhe të njëjtin furnizim me energji elektrike, shtretër dhe tualete në përputhje me kushtet shëndetësore. Pala e parë i siguron palës së dytë ujë të ftohtë të pijshëm.

Paga
Në fillim punëtorit i jepet një rrogë kredi

Punëdhënësi i paguan punëmarrësit, nëse ai dëshiron, një kredi personale në monedhën e Katarit, kur ai vjen në shtetin e Katarit për herë të parë (rreth një muaj pagë) që do të zbritet nga detyrimet e palës së dytë në këste mujore prej 10% të pagës mujore bazë. Zbritja e kësteve fillon nga paga e muajit që vjen pas fillimit të punës nga pala e dytë. Punëtorët paguhen me pagë mujore dhe me pagë ditore. Punëtorit i jepet një pushim javor i paguar për një ditë çdo javë dhe paguhet në të holla në këmbim të punës jashtë orarit sipas dispozitave të Ligjit të Punës së Katarit. Për punëtorët e prodhimit, punëtorët e përgjithshëm ose punëtorët me njësi: Paga bazë është në këmbim të punës mesatare ditore apo të tregtisë si vijon: Pagë shtesë paguhet për volumin e punës së kryer nga ana e palës së dytë, që është më i madh se mesatarja e punës së përditshme.

Afati
Punëtori mbahet 6 muaj në provë

Kjo kontratë është për një vit ose dy vjet, duke nisur nga data e fillimit të punës nga ana e palës së dytë në shtetin e Katarit. Gjashtë muajt e parë janë periudhë prove, gjatë së cilës pala e parë mund të zgjidhë kontratën, duke njoftuar palën e dytë një javë para përfundimit të gjashtë muajve dhe mbulon shpenzimet e kthimit të palës së dytë në atdhe. Nëse punonjësi realizon me sukses periudhën e provës, kontrata është e vlefshme për periudhën e mbetur. Kontrata do të përfundojë në datën e përfundimit të saj, pa ndonjë njoftim paraprak. Nëse punëdhënësi dëshiron të vazhdojë kontratën, e njofton punëmarrësin me shkrim mbi dëshirën për të rinovuar kontratën të paktën tridhjetë ditë përpara përfundimit të afatit. Kontrata mund të ndërpritet para përfundimit të kohëzgjatjes së saj, në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës së Shtetit të Katarit. Përpara se të lërë punën, punonjësi shlyhet me të gjitha detyrimet dhe borxhet.

/agjencia e lajmeve 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Austria e ka zgjeruar listën e vendeve nga të cilat nuk do të lejojë fluturime. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se masat janë vendos

Eurostat ka publikuar fakte dhe shifra për disa shtete të Ballkanit që janë në negociata për bisedime pranimi dhe anëtarësimi në Bashkimi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në ‘Facebook’ pamje nga spitali Infektiv, ku një infermiere po i shërben një p

Mjeku i njohur kardiokirurg, Edvin Prifi deklaroi se ka shumë studime në lidhje me pandeminë dhe përhapjen e koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka deklaruar se Task-Forca antiCOVID ka intensifikuar kontrollet dhe m

Situata me mbeturinat urbane në zona të ndryshme të Durrësit shqetëson qytetarët.

Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin "Koço Gliozheni".

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për kolegët e tij për të cilët thotë se kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjell

Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re z