Ministrja Manastirliu flet për gjendjen e Ramë Lalës, i vetmi që i mbijetoi tragjedisë së familjes së tij

10/12/2019 - 18:23

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbuloi në rubrikën “Opinion”, në News24, se si është aktualisht gjendja shëndetësore e Ramë Lalës, e të vetmit të mbijetuar nga familja Lala në Durrës, që u shua nën rrënojat e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

E ftuar në studio, ministrja Manastirliu deklaroi se fatmirësisht 17-vjeçari Ramë Lala ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas saj, i riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe i duhet kohë për t’u rikuperuar, por gjendja e tij është e stabilizuar.

“Ramë Lala është shumë mirë, ka superuar çdo lloj rreziku. Kam marrë informacion të përditshëm, gjendja e tij është e stabilizuar. Ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe duhet kohë për t’u rikuperuar. Gjendja e djalit është nën monitorim. Nuk kemi pasur rast tjetër të komplikuar për ta çuar jashtë”, tha ministrja.

Sa është numri i të plagosurve që ndodhen jashtë dhe si është gjendja e tyre shëndetësore?

Janë 3, Ramë Lala, Marlin Shkodra, Albert Cara. Të tre janë në gjendje shëndetësore të mirë, këta dy të fundit janë në terapi. Ne po marrim informacione, kam qenë në komunikim direkt edhe për këta dy të fundit. Derisa të bëhen mirë, nuk mund të kthehen.

Pse ndërruan jetë disa persona pasi u nxorën nga rrënojat?

Këtë përgjigje mund ta japin ekspertizat mjeko-ligjore. Është bërë një punë fantastike e të gjitha ekipeve të kërkim-shpëtimit. Më shumë se 40 persona janë shpëtuar prej tyre. /BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Laprakës, një prej 4 qendrave shëndet

Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka publikuar në faqen e saj, aplikantët të cilët janë shpallur fitues për transferim studimesh dhe progr

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha sot në emisionin ‘Open” se rritja e pagave të infermierëve dhe mjekëve do të bëhet

Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin për t’u angazhuar financiarisht nëpërmjet mekanizmit COVAX, për të patur vaksinën e sigurt anticovid.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, t

Disa zona të kryeqytetit do të kenë kufizime në oraret e energjisë elektrike gjatë javës së ardhshme.

Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol

Në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurmin e drejtpërdrejtë të plazmës, me apa

Gjithnjë e më shumë nëpër botë, po vërtetohet se Covid-19 ka "aktivizuar" dhe shumë sindroma të tjera të cilat ndeshen shumë rrallë te pa

Pedagogu i Komunikimit Artan Fuga, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar në liidhje me largimin nga posti i ministres së Arsimit