Me anë të një postimi në Facebook, ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka përcjellë momente pune të mësuesve nga i gjithë vendi ndërsa zhvillojnë mësimin në kushtet e shtëpisë për shkak të mbylljes së shkollave nga koronavirusi.

“Edhe pas 4 javësh mësim në kushte shtëpie, përkundër sfidave të kohës në të cilën po kalojmë, mësuesit mbesin të angazhuar që nxënësit e tyre mos të mbesin prapa me mësime. #mësojmëngashtëpia”, shkruan Shahini.