Variçela apo e njohur ndryshe si lija e dhenve, vazhdon të shënojë raste të reja.

Edhe pse sëmundja e ka pikun në dimër dhe pranverë, mjekët thonë se në disa raste ajo është shoqëruar edhe me komplikacione.

“Shërbimi infektiv i fëmijëve në QSUT, nga Janari deri në Mars janë shënuar 25 raste me komplikacione”, thotë Rajda Cami Petrela, mjeke infeksioniste.

Kopshtet, shkollat dhe çerdhet janë vendet ku variçela përhapet më lehtë.

Mjekët apelojnë për kujdes dhe mospërdorim të antibiotikëve në rastet e variçelës. Në vendin tonë ekziton një vaksinë që të mbron nga variçela, por ajo nuk është e përfshirë në kalendarin e vaksinimit./tvklan