5 foshnja, të cilat lindën me probleme në zemër, gëzojnë shëndet të plotë falë ekipit të Kardiokirurgjisë në QSUT.  Ka qenë mjeku Altin Veshti nga ekipi i Kardiokirurgjisë, i cili ka dhënë lajmin se 5 foshnja, më i vogli 5-ditësh deri në 30-ditësh, iu  janë nënshtuar disa operacioneve shumë të ndërlikuara, që rezultuan me sukses.

Ai në një postim në Facebook është shprehur se foshnjat kishin lindur me një problem, i cili nëse nuk do të kapej në kohë, mund t’u kushtonte edhe jetën.

“Ekipi i Kardiokirurgjise operon 5 bebe neonat në 2 javët e fundit (më i vogli 5 ditësh deri në 30 ditësh) me diagnoze koartacion i aortës një kardiopati vdekjeprurëse që nëse nuk operohet në ditët e para të jetës është fatale. Një bashkëpunim shumë i mire mes ekipit të Kardiokirugjisë, Pediatrisë dhe 2 materniteteve Koco Gliozheni dhe Mbretëresha Geraldinë. Operacione të një kompleksiteti shumë të lartë që kryhen me gjithë vështirësitë e mëdha. Urime të gjithëve”, shkruan mjeku Altin Veshti.