Dr.Tritan Kalo, mjek infeksionist pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, ka reaguar me nje postim në rrjetet sociale, ku sjell në vëmendje një sjellje të prindërve të rinj shqiptarë të cilët i nxjerrin fëmijët e tyre në ambiente publike ku ka edhe fëmijë të tjerë, pavarësisht se shenjat e variçelës, e cila është ngjitëse, janë shumë të qarta.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Prindër ndërgjegjësohuni: ”Ignorantia non est argumentum”

Arsyeja e vetme pse u ula të shkruaj këto rreshta është fakti se, SOT ndërsa gjerboja një kafe me kushot e mi në një nga lokalet e shumtë rreth Liqenit Artificial të Tiranës isha i pranishëm në skena “ulëritëse” të mos përgjegjësisë qytetare dhe mos ndërgjegjësimit prindëror.

Jo pak fëmijë me shënja shumë të qarta të VARICELËS (Lisë së Dhenve) ishin sjellë prej tyre në këto lokale, të cilët vinin vërdallë e luanin me fëmijët e tjerë pa asnjë shenjë klinike të kësaj sëmundje.
KËTA prindër ose janë plotësisht injorantë dhe nuk e dinë se edhe pas daljes së elementëve kutanë të Varicelës: macula, papula, vezikula e krusta ajo sëmundje ende mbetet ngjitëse, infektuese edhe për së paku dy (2) javë, ose papërgjëgjshmëria dhe keqdashësija e tyre i ysht të bëjnë veprime të tilla epidemiologjikisht, shoqërisht dhe moralisht të dënueshme për të tjerët, por pse jo edhe për fëmijët e tyre, që mundet të mbiinfektohen ose të rëndohen.
Quo vadis Shqipëria ime!!!/shendeti/