Mjeku Kalo nxjerr fotot dhe tregon infeksionet që po rrezikojnë shqiptarët

09/08/2020 - 13:33

Mjeku Tritan Kalo ka apeluar për respektimin e masave me qëllimin frenimin e përhapjes së infeksioneve.

Ai thekson se veç Covid-19 ka edhe mjaft infeksione të tjera të rrezikshme për shëndetit tonë, duke treguar me foto pasojat që këto infeksione shkaktojnë.

Sipas Kalos, ato gjallërojnë nga insektet fluturuese, sidomos mushkonjat “dashamirëse” të gjakut tonë duke na lënë gjurmë të shumta në lëkurë.

Postimi i plotë:

Në përballjen me sfidën mbarëbotërore ndaj Sars-Cov2/Covid 19, krahas tre masave thelbësore dhe dobiprurëse të: 1- Distancimit fizik për sa kohë që është e mundshme dhe rrethanat na e krijojnë këtë mundësi, 2- Mbajtjes së maskave kudo POR më së paku në mjediset e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish, 3- MASAT e Higjenës: a. individuale, b. kolektive dhe c. të mjediseve ku jetojmë e punojmë, RËNDËSI të madhe kishin, kanë dhe gjithmonë do të kenë këto të fundit, PRA higjena e mjediseve ku JETOJMË, ku ECIM e ku PUNOJMË…..U bënë muaj e vite që RRUGËT, SHESHET, RRUGICAT, PAS PALLATET, BUZË LANA e mjediset POSHTË URAVE të saja NUKU e kanë parë dorën e BASHKISË apo të Autoriteve të tjera të ngarkuara, me HIGJENIZIMIN e tyre….

ATO GJALLOJNË nga Insektet fluturuese, sidomos mushkonjat “dashamirëse” të gjakut tonë duke na lënë gjurmë të shumta në lëkurë, ose rreziqet e sëmundjeve më të rrezikshme deri në prekjen e trurit që ato bartin, bubuzhelat e ndryshëm bartës e përhapës të jo pak sëmundjeve ngjitëse, brejtësit e ndryshëm sidomos minjtë e kanaleve urbane “kanë luksin” të shumohen dhe të na “shërbejnë” me lepstospirat e spirilumet e shumta, që ato bartin dhe na i ofrojnë me urinën apo kafshimet e tyre, qentë e infektuar me leishmanisosis janë “komshinjtë” tanë shumë të shpeshtë, macet me infeksionet e tyre mykotike apo sëmundjen e “gërvishjes së maceve” (CSD), etj, etj….

DESINSEKTIMI dhe DESINFEKTIMI real dhe jo ai “filmiko-propogandistik” është DOMOZDOSHMËRI, dhe ato janë aleatë tanë të plotëfuqishëm edhe në sfidën ndaj “flamës mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19……NA ndihmoni në këtë drejtim që t’ja dalim mbanë në këtë betejë…..

ËSHTË DETYRIMI i juaji ndaj jetës sonë si taksapagues…..”Çiçosja” me ujë pa asnjë dezinfektant në përbërjen e tij, e cila u bëhet ndonjë korsie rruge midis orës 4:00 – 5:00 të mëngjesit, shërben vetëm e vetëm për të justifikuar fondet që u meren taksapaguesve për këtë aktivitet, POR aspak qëllimit të dezinfektimit e të dezinsektimit të TIRANËS….Jemi qytetarë dhe DUHET të trajtohemi si të tillë…..Jemi SHQIPTARË dhe duhet t’a ndjemë veten të respektuar dhe të dëgjuar në vendin tonë….JEMI PROFESIONISTË të SHËNDETIT publik dhe jo vetëm, ndaj edhe jemi më shumë të ndjeshëm e të përgjegjshëm në këtë aspakt të jetës në komunitet….TOGETHER FOREVER!!!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Laprakës, një prej 4 qendrave shëndet

Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka publikuar në faqen e saj, aplikantët të cilët janë shpallur fitues për transferim studimesh dhe progr

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha sot në emisionin ‘Open” se rritja e pagave të infermierëve dhe mjekëve do të bëhet

Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin për t’u angazhuar financiarisht nëpërmjet mekanizmit COVAX, për të patur vaksinën e sigurt anticovid.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, t

Disa zona të kryeqytetit do të kenë kufizime në oraret e energjisë elektrike gjatë javës së ardhshme.

Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol

Në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurmin e drejtpërdrejtë të plazmës, me apa

Gjithnjë e më shumë nëpër botë, po vërtetohet se Covid-19 ka "aktivizuar" dhe shumë sindroma të tjera të cilat ndeshen shumë rrallë te pa

Pedagogu i Komunikimit Artan Fuga, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar në liidhje me largimin nga posti i ministres së Arsimit