Mjeku popullor që shëron me të prekur. 5000 euro për të ngelur shtatzanë

21/02/2020 - 22:25

Një qytetar nga Tirana Andreja Pepkolaj ,pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale të njerëzve , duke u lutur e kryer rituale kundrejt pagesave.

Gazetarja e Fiks Fare kontakton me “shëruesin” popullor, siç e prezanton ai veten, nëpërmjet numrit të telefonit që ka shënuar në kartëvizitën që u shpërndan njerëzve nëpër kryeqytet.

Pas telefonatës “shëruesi” popullor lë takim me gazetaren në një lokal, por ai kishte vetëm një kërkesë, të mos përmendje Jezus e Allah, por vetëm besim te Perëndia.

Gazetarja e Fiksit u takua me mjekun ne kafe, ku i kërkoi ndihme për një problem shëndetësor, sinozitin.

Mjeku pretendon se për 20 minuta e hiqte sinozitin, duke prekur njërin gisht të dorës së pacientes dhe duke e shoqëruar me lutje. Ai tregon se sinoziti është një hije qe pengon qarkullimin e gjakut dhe se me prekjen e tij, sëmundja largohet pa u mjekuar.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i tregon se prej 7 vitesh nuk mund të bëjë fëmijë.

Mjeku pranon ta ndihmojë, merr përsipër që t’i zgjidhë problemin, por jo me mjekime popullore dhe as medikamente të tjera.Zgjidhja ishte e thjeshtë: duhet ta paguash “shëruesin” 5 mijë euro dhe pas 9 muajsh do të sillje në jetë një fëmijë, madje të përcakton edhe gjininë e fëmijës, vajzë.

Ai pretendonte se zotëronte 13 diploma dhe se bashkëpunonte me disa “shërues” të tjerë, të cilët bashkoheshin dhe luteshin në mënyrë të pandërprerë.

Fiksi e pyet në fund të seancës “shëruese” se sa kushtonte, dhe ai shprehet se sa mund ta mendonte, 20 ose 10 mijë lekë të vjetra. /tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për shkak të koronavirusit, të moshuarve u është ndaluar të dalin në ambientet publike që prej fillimit të kësaj jave.

Prodhimi vendas i fermerëve të fushës së Myzeqesë dhe të Beratit në këtë fillim pranvere ka “mbytur” tregun vendas, duke nisur nga perime

Infermieri shqiptar që shërben në Itali, Dritan Kreci, i cili është infektuar me koronavirus, tregoi në një lidhje me “Skype” për emision

2 prilli është Dita Botërore e Autizmit. Qëllimi i kësaj ditë është kthimi i vëmendjes së shoqërisë ndaj nevojës për trajtim që kanë pers

Numri i personave, të cilët janë shëruar nga koronavirusi ka shkuar në 76.

Ka shkuar në 67 numri i personave të shëruar nga koronavirusi.

10 mjekët që u dërguan në mision ndihme në Itali kanë filluar sot punën në spitalin e Breshias në Itali, ndërsa 20 infermierët do të fill

Një tjetër përfaqësues i Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shëruar 8 persona të infektuar me koronavirus.

“Kur më duhet të vij në spital shikoj në Tiranë njerëz dhe them është e tmerrshme.