Qendra për Zhvillim Komunitar ”Sot për të Ardhmen” në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë Durrës, ka zhvilluar një takim përmbyllës të projektit “Monitorimi i situatës shëndetësore të fëmijëve 0-6 vjeç në Bashkinë Durrës”, i zbatuar gjatë periudhës gusht 2018-prill 2019.

Gjatë kësaj kohe u monitorua situata shëndetësore e fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç në Bashkinë e Durrësit, duke patur në fokus:

-Përmirësimin e situatës shëndetësore të fëmijëve 0-6 vjeç në Bashkinë Durrës.

-Monitorimin e punës së stafeve të Bashkisë në përmirësimin e determinantëve socialë që ndikojnë në shëndetin e fëmijëve 0-6 vjec.

-Monitorimin e vendimeve të këshilltarëve bashkiakë në vitet 2017-2018 të marra në favor të shëndetit të fëmijëve 0-6 vjec.

-Monitorimin e buxhetit të alokuar për shëndetin e fëmijëve në zonat urbane – qyteti Durrës dhe zonën rurale – njësia administrative Sukth.

I pranishëm në takim, nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri tha se përmes këtij projekti u arrit që një nga komisionet e Këshillit Bashkiak të merrej më çështjet sociale dhe ato të shëndetit.