“Na kanë kërcënuar për orët shtesë”/ Mjekët e familjeve në Durrës ultimatum Ministrisë: Anuloni urdhrin e ri (VIDEO)

26/01/2019 - 15:38

Mjekët e familjeve në qarkun e Durrësit prej disa kohësh po përballen me një urdhër absurd duke i detyruar që të punojnë orë shtesë në reparte të ndryshme të spitalit, përveç punës që bëjnë në qendrat shëndetësore. Për këtë arsye ka reaguar konfederata e qarkut Durrës, duke kërkuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe ajo e spitalit që ta anulojnë këtë urdhër.

Zija Alhysa, kryetar i konfederatës qarku Durrës, është shprehur se me këtë rast është shkelur kodi i punës se mjekët dhe nuk duhet të bëjnë më shumë se 40 orë punë në javë.

Mjekët shprehen se kjo gjë është e paligjshme dhe nuk duhet të shkojë një mjek familjeje në urgjencë pediatrie apo reparte të tjera të spitalit. “Na kanë kërcënuar me vërejtje nëse nuk do shkojmë”, thonë mjekët.

Konfederata ka bërë një peticion drejtuar ministres së Shëndetësisë për të hequr urdhrin në fjalë si dhe vërejtjet që iu janë dhënë mjekëve deri tani. Sekretari i përgjithshëm i Konfederatës së Shqipërisë, Petrit Frangu, shprehet se “Urdhri në fjalë është i paligjshëm dhe do bëjmë të pamundurën ta anulojmë atë”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Elona Kuburja, 15-vjeçarja që u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë, ka ndërruar jetë.

Kompania Smart Center Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajnimit

Instituti i Shëndetit Publik del me deklaratë lidhur me fluksin e pacientëve te reparti Infektivit në qendrën shëndetësore “Nënë Tereza”.

*Biznesi i farmaceutikës po sheh një periudhë lulëzimi, teksa importet e ilaçeve në sasi u rritën me 21% gjatë 7-mujorit 2019

Nga janari i këtij viti janë 16 pacientë që kanë kryer transplatin e veshkave falas ndërsa nga fillimi i financimit të paketës së transpl

Në një lidhje telefonike nga Greqia në emisionin "Me zemër të hapur" në News24, motra e Indrit Çelës, Eranda kërkon drejtësi për vëllain

Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Prof. As. Dr.

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me një ritëm të shpejtë, lindjet po bien dhe popullsia po shkon drejt plakjes.

Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi mbrëmjen e së martës një rast prostitucioni në Tiranë pranë qendrave të banuara dhe që ishte kthyer n

Emisioni “Stop” ka publikuar mbrëmjen e sotme me zë dhe figurë një tjetër kamera të fshehtë. Prostitucion në rrugë e pranë pallateve.