"Na premtojnë vetëm për zgjedhje", banorët në Durrës në protestë: S'kemi rrugë, as ndriçim dhe as gjelbërim (VIDEO)

16/02/2021 - 13:05

Banorët e lagjes numër 14 në Durrës janë ngritur në protestë paraditen e sotme për shkak të mungesës së infrastrukturës në zonë.

Asfaltimi i rrugës, ndriçimi dhe gjelbërimi i munguar, të cilat u premtohen sa herë ka zgjedhje janë kërkesat që banorët i dërgojnë institucioneve drejtuese në këtë prag zgjedhjesh.

Ata ankohen se rrugët janë me gropa dhe rrezikojnë t'iu dëmtohen makinat, ndërsa situata shfaqet më e rënduar në ditët me shi, pasi akset tejmbushen me ujë dhe bëhen të pakalueshme.

"Qëkur kemi ardhur këtu gati 30 vjet, nuk ka vënë dorë njeri, as e majta as e djathta. Kur vijnë zgjedhjet, thonë që do rregullojmë rrugën dhe deri tani nuk është bërë asgjë. Këtu nuk ka as ndriçim, rruga e parregulluar, vetëm ça investojnë vetë njerëzit. Sa herë që kanë ardhur thonë se do e rregullojmë, vetëm sa mashtrojnë, votojmë ikin, kur të vijnë zgjedhjet e tjera."

"Paguajmë të gjitha taksat e bashkisë. Kur bie shiu këtu nuk kalohet vetëm po pate çizme. Rruga është komplet me gropa, kur kalojmë me makinë takon në tokë. Ndriçim nuk kemi fare, është errësirë, kanë vënë ca llampa këtu, ndërsa në rrugicat tona, nuk kanë vënë fare. Kryesorja është që të na bëhet rruga se ne e dimë që rrugët ndërmjetëse nuk i bën njeri. Po kjo sa është le të bëhet të paktën, të shkojmë si njerëzit edhe ne se jemi taksapagues."

"Kemi kaq vite që kemi ardhur këtu, nuk ka kurrëfarë ndryshimi. Kur vjen koha e votave, vijnë na rrokin në qafë, kur vjen puna asnjë ndryshim nuk ka. Kur bie shi e gjithë rruga mbushet me ujë. T'i japin zgjidhje kësaj pune se ne i paguajmë të gjitha detyrimet shtetit. Jemi 500 banorë.", shprehen banorët, të vilëve ndonëse iu është premtuar zgjidhje, deri më tani asgjë nga nuk është bërë realitet.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në muajin janar 2021 inflacioni i matur sipas metodës së Eurostat shënoi 0.6% ose 0.2 për qind, më i lartë se matjet kombëtarë nga INSTAT

Nëse keni një palë këpucë, të kuqe apo çfarëdo ngjyre dhe modeli që nuk ju duhen më, mund t'i dorëzoni pranë teatri "Aleksandë Moisiu" në

Numri i pagesave me kartë në Shqipëri arriti në më shumë se 5.8 milionë gjatë vitit 2020, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Një tjetër rast tragjik është shënuar në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të koronavriusit.

Shqipëria ka filluar gradualisht procesin e vaksinimit, fillimisht me mjekët dhe personat mbi 80 vjeç, por deri tani vetëm me ata që krye

Pandemia, që ra papritur në gjithë botën e Shqipëri ka ndryshuar shumë plane, po ashtu dhe shumë tregues demografikë në vend. Karantina q

"Këpucët e kuqe", është kjo fushata sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale, e cila është për

Pandemia e Covid -19 i ka ndikuar negativisht si kurrë më parë të gjithë treguesit e cilësisë së jetës.

Pandemia e COVID-19, e cila ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend, duke filluar që nga muaji qershor, po rezulton më fatale te meshkujt

Një tjetër humbje nga radhët e bluzave të bardha për shkak të Covid-19 në vendin tonë.