"Na u ka nxi jeta!" 50 familje në Durrës ankohen për rrugën që përshkojnë për të shkuar në shtëpi (FOTO)

11/12/2019 - 20:18

50 familje në lagjen nr.17 të Durrësit, në zonën e ish-Kënetës, ankohen për infrastrukturën rrugore mjaft të rënduar.

Një banor i kësaj zone ka sjellë në redaksinë e DurrësLajm foto nga rruga “Danubi”, në të cilën mbizotërojnë gropat e mëdha përgjatë gjithë këtij aksi, uji dhe balta, që janë shoqërues të përhershëm të familjeve që jetojnë aty.

Në të njëjtën kohë, krahas infrastrukturës shumë të degraduar, për komunitetin e banorëve shqetësim më vete përbën edhe një varrezë makinash, që u pengon rrugën për të shkuar në shtëpi.

“Na u ka nxi jeta, kemi frikë me ik në shtëpi se kemi një varrezë makinash, që na bllokon rrugën çdo natë. Rruga është copë-copë dhe kanali që ka ngel hap është gjithnjë burim infeksionesh. Është bo 20 vjet që jetoj në Durrës, si kanë vendos dorë fare. Të gjitha i kanë shtru, vetëm rrugicën e lagjes sonë se kanë bo. Jemi 50 familje, që kalojmë çdo ditë në këtë rrugë”,- shkruan banori i zonës.

Në një kohë, kur e gjithë vëmendja e strukturave shtetërore është përqendruar tek dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, 50 familjet që banojnë në rrugën “Danubi” kërkojnë të mos harrohet aksi i tyre nga bashkia, por të përfshihet në infrastrukturën rrugore që do të rikonstruktohet me fondet e buxhetit të vitit të ardhshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta njofton se sot ka marrë vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos ka votuar për njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrta

Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre si

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri, ku tregohet se Covid 19 është zbutur, por nuk e ka humbur aftësinë e transmetueshmër

Mjeku Tritan Kalo ka apeluar për respektimin e masave me qëllimin frenimin e përhapjes së infeksioneve.

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim prekës për nënën e tij Aneta, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Banorët e pallatit 1035, në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, janë njoftuar për lirimin e banesave, pasi pallati i tyre do të shembet.