Është ndarë nga jeta doktoresha e QSUT-së Albana Çela.

Një kirurge e zonja, pedagoge e dashur dhe një grua e fortë, nënë e dy vajzave, nuk arriti të mposhtë dot sëmundjen e saj.

Lajmin e bën me dije Shoqata e Infermierëve bashkë me një dedikim prekës:

“Lamtumire Albana Cela 
Nje grua e forte nje nene shembullore nje kirurge e zonja dhe nje pedagoge e dashur nga cdo studente.
Lufta me semundjen te beri te mos shikosh shume gjera mbi toke por nuk te pengoj te lesh kujtime te bukura per te gjithe ne qe njohim.Nje humbje e madhe per studentet,koleget familjaret e mbi te gjithe per dy vajzat e vogla te mitura qe ishin forca jote me e madhe.
Lamtumire”
.