Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohëshme ish-ministri Ilir Mataj

09/01/2021 - 16:20

Është ndarë nga jeta një emër i njohur i fushës së transportit ndërkombëtar, Ilir Mataj. Lajmin e hidhur e ka dhënë miku i tij, gazetari Mitro Çela përmes një postimi në Facebook.

Për më shumë se20 vite, Malaj ishte angazhuar në shoqatën e Transportuesve "AnalTir", ndërsa për një periudhë të shkurtër ka drejtuar ministrinë e Transportit.

"DurrësLajm" mëson se Malaj ka ndërruar jetë nga arresti kardiak ndërsa pak kohë më parë ishte negativizuar nga Covid-19.

POSTIMI I PLOTË

ELEGJI PËR MIKUN: ILIR MATA

Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajzat, vëllain.

Njeri i mirë. Modest. Ekonomist i zoti. Për disa kohë dhe ministër i Transportit.

Dua të të ngushëlloj familjen, miqtë, shokët...

Por nuk gjej fjalët e duhura!

Mund të mbyllim sytë e të lutemi që të kthehet!

Por Iliri ishte i njeri i rrallë, por nuk ishte Mesi që të ringjallet!

POR..

mund të hapim sytë e të shohim gjithçka që të ka lënë: mirësinë, gëzimin, buzëqeshje dashurinë e madhe për familjen, miqtë.

E dashura Vali!

Ti si grua, mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota...

POR...

mund të bësh atë që Iliri do të donte:

Të hapësh sytë, ta kujtosh për ditët e lumtura që kaluat së bashku, të fshish lotët, të ndjellësh kujtime të bukura nga jeta juaj. Të ngushëllosh vajzat.

Shën Agustini ngushëllon me fjalë perëndie:

“Të mos hidhërohemi që na iku. Të gëzohemi që e patëm.”

Lamtumirë mik!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e lagjes nr.16 në Durrës, në zonën ku mbrëmjen e të dielës u ekzekutua me armë zjarri Edmir Begu janë tronditur jo pak nga ngjarj

Një familje e re në Shkodër është shtuar ditën e sotme me tre fëmijë. Trenjaket Elena, Soleil dhe Kristel gëzojnë shëndet të plotë.

Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin "Koço Gl

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni S

Fiks Fare denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një viktime nga Covid 19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro.

Shqipëria konsiderohet si një ‘parajsë’ për pensionistët e huaj, për shkak të kostos së lirë të jetesës raport me të ardhurat me tyre.

Mjekja shqiptare, Eneida Doko, 34 vjeç, ndërroi jetë në Gjermani pas një aksidenti rrugor.

Në këtë javë të dytë të vaksinimit anti-covid ata që po i nënshtrohen këtij procesi është personeli shëndetësor i pavionit COVID të Pedia

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua nga punonjësi i një firme private ka folur për "News 24".

Mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.