*Dy fëmijët më të mëdhenj, në apelin e tyre drithërues, thonë se tashmë janë kreu i shtëpisë dhe iu duhet të kujdesen për motrat më të vogla…

Gjashtë fëmijët jetimë të Adriana Shahollit, 40-vjeçares që u vra barbarisht nga i shoqi një javë më parë në Durrës, kërkojnë ndihmë për të ecur përpara.

Ata jetojnë në një banesë të shkatërruar dhe jashtë çdo kushti normal. Motra e madhe dhe vëllai i madh kanë punuar dhe më parë, por tani u duhet të punojnë akoma dhe më shumë për të mbajtur 4 motrat e tjera, pas tragjedisë kur i ati i mori jetën nënës së tyre.

"Është ndryshe sepse mungon mamaja jonë, kreu i shtëpisë. Tani jam unë dhe vëllai që duhet të mbajmë 4 motrat e vogla. Jemi ne ata që do frocohemi e do mundohemi e do forcohemi tia dalim mbanë. Për tia ndalë mbanë kemi nevojë për ndihmë. Dua të ndjek rrugën e mamit. Ta bëj krenare, Nuk dua ta zhgënjej. Ajo na la dhe vdiq vetëm për ne. Ka qenë bota. Edhe bukën që e hante na priste ne. Ka qenë mbëshetja më e madhe që kemi pasur", tregon vajza e përlotur.

Endrra e vajzës së madhe ishte të vazhdonte shkollën e të shkonte jashtë për një të ardhme më të mirë por tani çdo gjë ka ndryshuar.

"Kam pasur ëndrra të vazhdoja shkollën, të dilja jashtë shtetit të punoja, por tani ëndrra më e madhe është që motrat e vëllai të ecin përpara. T'ia dalin mbanë. Gjithçka më duket e kotë për vete", tregon ajo në këtë apel kaq të fortë e drithërues. 

Edhe djali i vetëm i shtëpisë ka punuar dhe më parë ndërsa tregon se i ati vetëm rrihte të ëmën e motrat.

"Edhe kur ishte mami unë punoja. Babai nuk punonte ishte pijanec. Asgjë nuk bënte, i bërtiste motrave, mamasë sime." 

Fundjava Ndryshe ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi për t'i ndihmuar.

Dhuroni, të gjithë bashkë mundemi. 

GoFundMe: https://www.gofundme.com/fundjavendrysh….

PayPal & Credit Cards: https://ffn.al/en/donate-2/

Numrat e llogarisë : 
Fondacioni Fundjavë Ndryshe 
Raiffeisen Bank

SWIFT CODE – SGSBALTX

0011184027 – ALL – AL76202110130000000011184027
0021184027 -EUR – AL61202110130000000021184027
0031184027 -USD – AL46202110130000000031184027

“Bamirësia nuk të varfëron”