Ndroq, shërbim shëndetësor i askesueshëm për 9,500 banorë

31/07/2019 - 10:53

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet e qendrës shëndetësore Ndroq, e cila po rehabilitohet në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore. E shoqëruar nga deputeti i zonës Arben Pëllumbi, Manastirliu u shpreh se kjo qendër do të ofrojë shërbime shumë më cilësore për 9,500 banorët e Ndroqit. 

Në fjalën e saj Manastirliu theksoi se në qarkun Tiranë janë rehabilituar 14 qendra shëndetësore dhe ambulanca që ofrojnë shërbime shëndetësore në kushte shumë të mira. 

“Jemi këtu për të inspektuar punimet që kanë filluar në qendrën shëndetësore Ndroq, një qendër që i shërben 9,500 banorëve. Në kuadër të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, kjo qendër është planifikuar për t’u rehabilituar dhe për të ofruar shërbime shumë më cilësore për banorët e Ndroqit. Ne kemi përfunduar 80 qendrat e para shëndetësore dhe në qarkun Tiranë janë 14 qendra shëndetësore dhe ambulanca që tashmë ofrojnë shërbime për qytetarët në kushte shumë më të mira pune për mjekët, për 167 mijë banorë.”, tha Manastirliu.

Duke bërë me dije se brenda vitit do të rehabilitohen edhe 100 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca, Manastirliu theksoi se qëllimi i qeverisë është ofrimi i shërbimeve socio-shëndetësore, të aksesueshme dhe cilësore për grupet më në nevojë.

“Kur flasim për shërbime cilësore ndaj qytetarëve kemi një vëmendje të posaçme për sa i përket grupeve që marrin shërbime tek kjo qendër, qofshin fëmijët, të moshuarit, persona me aftësi të kufizuara. Po përpiqemi që të kemi shërbime shëndetësore të aksesueshme dhe cilësore për ato grupe që kanë më shumë nevojë. Nëpërmjet programit tonë të integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore do të kemi mundësi që në këto qendra të kemi përveç shërbimit shëndetësor, edhe shërbimin social që është shumë i nevojshëm për gjithë komunitetin”, u shpreh ministrja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rehabilitohet qendra shëndetësore e Voskopojës, një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të programit k

Nga Gëzim Kabashi

Fatos Baxhaku shkoi. Qetësisht, si çdo gjë që bëri në jetën e tij.

Shumë shpejt, Europa Perëndimore do të përballet me një kërkesë të lartë për fuqi punëtore, për shkak se, në shumicën e vendeve të zhvill

Vit pas viti telefonët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht nj

Maturantët mbetës në një nga provimet e maturës shtetërore kanë një shans të dytë për të ridhënë provimin dhe për të garuar në universite

Hapet për herë të parë një institucion i ri i përkujdesit social për të moshuarit, qendra komunitare për moshën e tretë në Palasë të Hima

Dëshira e shqiptarëve për të ikur është rikthyer sërish e fortë në pjesën e parë të këtij viti, teksa mes krizës së tejzgjatur politike,

Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani.

Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të vrasjeve krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.