Një grup nga Studentët e UAMD-së kanë protestuar sot në orën 08:30 në kampusin e Spitallës.

E paralajmëruar prej të premtes së 25 janarit, sot studentët rikujtuan edhe një herë çfarë ata kërkojnë në protestat e tyre.

Ndryshe nga protestat e tjera të zhvilluara deri më tani prej 4 dhjetorit të 2018-s, studentët më datë 28 janar kishin paralajmëruar që të niseshin në orën 08:30 nga Kampusi e më pas do të marshonin drejt portit në shenjë simbolike, për të treguar se asnjë prej tyre nuk do të largohet nga vendi, por se duan një Shqipëri më të mirë, një jetesë cilësore, një arsimim cilësor.

Por pjesëmarrja e ulët bëri që protesta të zhvillohej në oborr. Pavarësisht kësaj proteste, mësimi ka vijuar normalisht nga studentët e tjerë.

K.H.