Vendet e rajonit të Ballkanit kanë përqindje relativisht të larta të punësimit informal, por në Shqipëria në vetvete ka nivelin më të lartë të informalitetit në tregun e punës.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në një raport të posaçëm për punësimin vlerësoi sot se informaliteti në punësim në Shqipëri është 57 për qind, gati sa dyfishi i fenomenit në rajon. Pas Shqipërisë, me informalitetin më të lartë në tregun e punës renditet Bosnja me rreth 29 për qind, ndërsa me nivelin më të ulët të informalitetit e kanë Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Raporti vlerëson se punësimi informal është veçanërisht i pranishëm në grupet më vulnerabël, siç janë të rinjtë, gratë dhe grupmosha më e vjetër e forcës së punës.

Këshilli Rajonal vlerëson se jo të gjitha anketat e forcave të punës përmbajnë pyetje të përshtatshme për të identifikuar qartë punësimin informal bazuar në përkufizimin e ILO-s.

Punësimi informal në Kosovë është më i nënvlerësuar krahasuar me ekonomitë e tjera që kur Kosova nuk raporton mbi fuqinë punëtore mbi 64 vjeç, shkalla jozyrtare e punësimit e të cilëve është e lartë, shkruan "Monitor".

Në Serbi burrat më së shumti janë të punësuar në tregun e zi, ndërsa në Bosnjë e Maqedoni, burrat përbëjnë gati dy të tretat e personave të punësuar ne tregun informal. Në Kosovë dhe Malin e Zi burrat gjithashtu kanë më shumë gjasa të mbajnë punë joformale, ndërsa në Shqipëri nuk ka dallime gjinore.

Të moshuarit dhe të rinjtë më shumë gjasa të jenë të punësuar informalisht në Bosnje, Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoni. Grupmosha me ekspozuar ndaj punësimit në të zezë janë punëtorët midis 55-64 vjeç. Në mesin e popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç), të rinjtë (15-24 vjeç) kanë më shumë gjasa të jenë të punësuar në informalitet.

Shumica e personave të moshës 65 vjeç e lart janë të punësuar në tregun e zi të punës. Gjithashtu sa më i lartë të jetë niveli i arsimimit, aq më e ulët është shkalla informale e punësimit.

Në të gjitha ekonomitë, punësimi informal është më i përhapur në bujqësi. Në Shqipëri dhe Serbi, punëtorët informale përbëjnë rreth dy të tretat e të gjithë punëtorëve në bujqësi. Në Bosnje në Mal të Zi, punësimi informal në bujqësi është më i lartë se në Shqipëri /monitor