Nesër Fitër Bajrami, Spahiu: Koha të reflektojmë mbi vlerat e vërteta të familjes

23/05/2020 - 09:55

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Ceremonia qendrore e Fitër Bajramit do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu. 

Ndërkohë namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Kryetari i KMSH-së në mesazhin drejtuar të gjithë besimtarëve duke uruar paqe, lumturi dhe harmoni thotë se eshtë koha të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes.

"Të nderuar besimtarë, bajrami është festa e bashkimit, kështu që ta festojmë të gjithë bashkë. Të kujdesemi për të afërmit, për njerëzit në nevojë, të qëndrojmë pranë tyre dhe të përpiqemi që kjo festë të festohet nga të gjithë, çdo shpirt ta përjetojë gëzimin dhe madhështinë e kësaj feste.

Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj familjes, fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë.

Është koha që edhe njëherë të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes, ta mbrojmë atë nga çdo antivlerë që i kanoset asaj dhe të jemi shembull i familjes me virtytet e saj tëpatjetërsueshme. Familja është e ardhmja e një kombi, ajo është qeliza e shoqërisë. Sa më e shëndoshë të jetë familja aq më e ndritur do të jetë edhe e ardhmja kombit tonë.

Bajrami është festa e kënaqësisë së besimtarit e cila lind nga shpresa e përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes.

Le të shërbejë kjo festë për të larguar brengat, mëritë dhe hatërmbetjet. Të mbjellim virtytet e dashurisë, mirësisë, vëllazërisëdhe miqësisë. Të flasim me gjuhën e shpirtit, të ndërtojmë ura mirëkuptimi. Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!

T'i lutemi Allahut që kjo festë të jetënjë sihariq për të larguar sëmundjet dhe fatkeqësitë.

Gëzuar nga zemra Fitër Bajramin!"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një infermiere shqiptare në Itali ka rrëfyer historinë e saj të sakrificës, që solli në jetë vajzën gjatë kohës që ishte e intubuar nga C

Mjeku pneumolog nga Puka, Hysni Shkjau është një ndër heronjtë e bluzave të bardha që sakrifikoi jetën e tij duke u shërbyer me përkushti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit

Covid-19 i ka marrë jetën drejtorit të Pallatit të kulturës në Librazhd, Arianit Alliu në moshën 46-vjeçare.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur dy fasoneri në qytetin e Përmetit për shkak të mungesës së protokollit anticovid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Co

Studiuesi i historisë Kristo Xhimitiku përmes një statusi në rrjete sociale shkon rreth 100 vite prapa në kohë, në periudhën kur projektu

Vëllai i të ndjerit Leonard Skabona, 60-vjeçarit që u hodh nga Spitali “Shefqet Ndroqi” duke gjetur për pasojë vdekjen, ka folur lidhur m

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh dhe u bënë thirrje të gjithë qytetarëve