Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit

15/05/2018 - 11:00

Foto: xhamia e Durrësit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkurë, më 16 maj 2018.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron mbarë myslimanët shqiptarë agjërim të lehtë e adhurim të pranuar. Le të sjellë ky në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni. 

"Zoti Fuqiplotë e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë!"

Muaji i Ramazanit është një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam. Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët kudo që janë. Thelbi i agjërimit është të qenët urdhër i Zotit, dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë ai ka një varg të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaji dedikuar më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit, muaji i sadakasë dhe i mirëbërësisë, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Agjërimi është një shkollë që sjell një efekt pozitiv të dukshëm në qëndrimin e shoqërisë. Gjatë periudhës njëmujore të kësaj disipline shembullore ndjenjat e të pasurit zgjohen për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes së gjithanshme të anëtarëve të shoqërisë, që ndonëse nuk janë të një niveli force, pozite e kamje.

Kur besimtari nis agjërimin e ndjen se i bashkëngjitet të gjithë komunitetit të besimtarëve dhe realizimit të këtij obligimi në të njëjtën mënyrë dhe për motive e qëllime të njëjta. Kjo mënyrë unike agjërimi kultivon unitetin dhe barazinë në mbarë botën islame.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Event mjaft i rëndësishëm në shoqërinë e një vendi janë martesat.

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e kësaj të hëne historinë e dhimbshme të një gruaje, të dhunuar vazhdimisht nga ish-bashkëshorti, me 6 urdhra

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka hapur dyert për 2200 studentë që ulen për herë të parë në auditore, nga 17 mijë që numërohe

Universiteti i Shkodrës dhe fusha akademike ka humbur një nga personalitetet e shquara të qytetit të Shkodrës.

Sot nis viti i ri akademik për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë (bachelor dhe profesionale).

Data 15 tetor është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës është gati për nisjen e vitit të ri akademik 2018-2019. 

Në Mat i jepet lamtumira tre personave të cilët u vranë një ditë më parë, ku dy prej tyre ishin punonjës bashkie, ndërsa një i tretë bano

Edhe pse ndër më të varfërit e Europës, shqiptarët janë shquar ndër vite si sqimatarë pas veshjeve dhe këpucëve.

Rreth 180 studentë të nivelit master të Fakultetit të Biznesit, janë diplomuar në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e universitetit