Nga 1 Shkurti, të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme do të nisin të zbatojnë një kalendar të ri mësimor, pjesë e reformës në sistemin parauniversitar, e njohur si “3 lëndë në 6 orë”.

Brenda një dite mësimore do të zhvillohen vetëm 3 lëndë që do të zgjasin secila nga 90 minuta, nga 45 që ishin deri me tani. Në këtë mënyrë mësuesit kanë më shumë kohë për të shpjeguar dhe pyetur, por dhe nxënësit mund t’i kryejnë detyrat në klasë.

Ky reformim bën të mundur të lehtësohet pesha e çantave të nxënëseve, një shqetësim ky për të gjithë prindërit. Nisma vjen nga një grup prindërish, mësuesish dhe nxënësish dhe i është propozuar Ministrisë së Arsimit në platformën për bashkëqeverisjen me qytetarë.