Nis investimi për realizimin e transplantit të parë të palcës së kuqe në QSUT

15/11/2019 - 12:16

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon 24 milionë euro në vit për sëmundjet tumorale, duke e rritur me gati 3 herë financimin për këto sëmundje, krahasuar me 6 vite më parë. Në fjalën e saj në Kongresin e Shoqatës Shqiptare të Hematologjisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se brenda vitit që vjen do të realizohet transplanti i parë i palcës së kuqe në Shqipëri.

“Ka nisur investimi në QSUT, së shpejti investojmë dhe për pajisjet e nevojsme për të realizuar transplantin e parë të palcës së kuqe në Shqipëri brenda vitit 2020, si njëri ndër mjekimet më të mira për pacientët me sëmundje malinje të gjakut”, tha Manastirliu.

Pas rasteve të para që do të realizohen në QSUT, Manastirliu u shpreh se me përfundimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, do të realizohet edhe transplanti i veshkave në shërbimin publik.

Duke përmendur disa nga investimet strategjike që qeveria shqiptare po bën në sistemin shëndetësor publik, Manastirliu tha se janë rritur investimet në shëndetësi dhe janë trefishuar financimet për sëmundjet tumoriale.

“Janë 24 milion euro në vit që Ministria e Shëndetësisë financon për sëmundjet tumorale, duke e rritur me gati 3 herë financimin për këto sëmundje, krahasuar me 6 vite më parë. 11 milion euro financohen për barna të sëmundjeve të gjakut nga skema e rimbursimit dhe ajo e spitaleve dhe janë 38 barna të rimbursueshme që trajtojnë sëmundjet malinje të gjakut”, tha Manastirliu.

Kongresi i Shoqatës Shqiptare të Hematologjisë po zhvillon punimet në Tiranë nga datat 15-16 Nëntor, me pjesëmarrjen e hematologëve nga rajoni, disa vende të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

30 sekonda….vetëm 30 sekonda fatale mjaftuan për të shkatërruar vatrën e ngrohtë familjare të Ajet Meçjas.

Edhe banorët e lagjes numër 7 në Durrës kanë mbajtur frymën pezull pas tërmetit të 26 nëntorit.

 “Buxheti i vitit 2020 është buxheti i rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe spitaleve, pa cenuar shërbimet për qytetarët” - Kështu u

Psikologia Valbona Treska ka dhënë mesazhin për të gjithë qytetarët që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që t'i drejtohen atyre dhe m

Klement Çupi, ishte një ndër viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Shkrimtarja e njohur për fëmijë, Myzejen Konduri, njëkohësisht edhe Producente e Miss & Mr Durrësit dhe Miss & Mr Turizmi, bashkë

Rrëfime tronditëse vijojnë të vijnë nga Thumana, aty ku prej mëngjesit të 26 nëntorit ka pllakosur dhimbja, trishtimi dhe zia, ndërsa e g

Shërbimi shëndetësor po ofrohet pa ndërprerje pranë pikave të emergjencës dhe në hotele ku janë akomoduar familjet e mbetura pa strehë si

Kishte mbledhur me ditë, javë e muaj për të realizuar udhëtimin e ëndrrave të saj, një shëtitje në Paris, por ka vendosur t’i japë kursim