Nis sot viti i ri shkollor 2018-2019. 

480 mijë nxënës pritet të ulen sot në bankat e shkollës, ndërkohë që nga të dhënat e Ministrisë së Arsimit rezulton se rreth 32 mijë nxënës do të shkojnë sot për herë të parë në shkollë, dhe do të nisin klasën e parë, ndërsa 39 mijë maturantët do provojnë këtë vit maturën e re.

Për këtë vit të ri shkollor qeveria shpërndau libra falas, duke kursyer kështu 610 milionë lekë nga xhepat e qytetarëve që përdoreshin për tekste. Kur nga një anë prindërit kanë nisur që në mëngjes herët të bëjnë gati fëmijët për në shkollë, Policia Rrugore lajmëroi dje se duhej të kufizohej qarkullimi i mjeteve për shkak të trafikut.

Policia u bëri thirrje qytetarëve që të lënë makinat personale në shtëpi dhe të përdorin transportin publik. Ndërkohë, dje nuk mungoi edhe urimi i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e cila iu uroi suksese të gjithë nxënësve në rrugën e dijes.